Home / Bota / Basketbollisti: Kam frikë se do më vrasin për ato që kam thënë për Erdogan

Basketbollisti: Kam frikë se do më vrasin për ato që kam thënë për Erdogan

Ylli turk i NBA, Enes Kanter do të jetë një mungesë e madhe e New York Knicks në ndeshjen e 17 janarit ndaj Washington Wizards që do të mbahet në “O2 Arena” të Londrës.

Loading...

Basketbollisti është shprehur shpesh hapur ndaj Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe njihet si një përkrahës i Fetullah Gulen. Madje për të ka edhe një flet-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia.

“Unë nuk do të shkoj në Londër, pasi kam frikë se do të vritem për komentet që kam bërë ndaj Erdogan. Nuk mund të largohem nga Amerika për shkak të atij të çmenduri. Është e trishtueshme që për këtë arsye, unë nuk mund të bëj punën time”, ka thënë basketbollisti.

Në të shkuarën, Kanter e ka quajtur Erdoganin edhe “Hitlerin e mijëvjeçarit të ri”, si edhe “diktator të çmendur”.

Çdo vit, dy ndeshje të NBA zhvillohen në “O2 Arena” në Londër.

Loading...