Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Osmani – Palmer: Maqedonia është partneri i SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s në mbrojtje të vlerave perëndimore të Ballkanit

3 min read
Loading...

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës disaditore në Uashington, sot mbajti takime me Zëvendës ndihmësin e Sekretarit të SHBA-vë për Evropë dhe Euroazi, Metju Palmer, në Stejt Departamentin Amerikan.

“SHBA-të janë më shume se partner strategjik të Maqedonisë, por edhe miku ynë më i rëndësishëm, me praninë dhe pjesëmarrjen aktive të të cilëve u realizuan pikë kthesat më të rëndësishme nga pavarësia e vendit, suksesi i të cilit në mënyrë të pakthyeshme është ndërtuar në këtë vend”- theksoi Osmani, duke potencuar, edhe në vetë pavarësinë e vendit, Marrëveshjen kornizë, organizimin territorial, si dhe Marrëveshjen e Prespës implementimi i të cilit përfundoi para kësaj vizite. Osmani theksoi se suksesi i sotëm i nënshkrimit të protokollit për NATO është rezultat pikërisht i këtij partneriteti, për të cilën theksoi se pret të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Presim mbështetjen e SHBA-ve edhe në periudhën që pason kur edhe do të finalizohen ngjarjet kryesore me të cilat do të betonohet orientimi ynë perëndimor – anëtarësim i plotë në NATO dhe fillim i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”- theksoi Osmani, duke referuar edhe gjendjen politike në vend, për progresin e vendit në përmbushjen e kritereve, përmes implementimit të Planit 18 reformues, si dhe për progresin në marrëdhëniet me fqinjët.

“Maqedonia tani më nuk ka çështje të hapura politike, dhe sërish mer vendin qendror në Ballkan, si partner kryesor i SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s, në promovim të vlerave demokratike dhe vlerave perëndimore në rajon”- theksoi Osmani.

Në kuadër të vizitës, Osmani mbajti takim me Senatorin Ron Xhonson, i cili njëherit është edhe kryesues me Komitetin për Siguri të Brendshëm dhe Çështje Qeveritare në Senatin e SHBA-ve. Senatori Xhonson njoftoi Osmanin për iniciativën e tij, së bashku me senatoren Xhein Shahin, deri në Senatin Amerikan, me të cilën përshëndeten gjitha aktivitetet e Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Në tekstin e rezolutës, që në draft version iu dorëzua Osmanit, mes tjerash, Këshillit të BE-së i propozohet që në qershor këtë vit ta konfirmojë vendimin e fillimit të negociatave. Si që theksoi senatori, teksti i kësaj rezolute pritet të finalizohet dhe të vendoset në rend të ditës së senatit në fillim të javës së ardhshme dhe e njëjta të miratohet.

Paraprakisht Osmani mori pjesë në mëngjesin tradicional të Lutjeve nën organizimin e Kryetarit amerikan, Donald Tramp, ndërkaq në agjendën e tij të sotme është edhe vizita e Kongresit amerikan ku Osmani do të mbajë takime me kongresmenin Stiv Stilers, i cili deri në janar të këtij viti kryente detyrën si Kryetar i komitetit Nacional Republikan në Kongresin e SHBA-ve. Takimi kryesor do të jetë takimi me kryesuesin e Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-ve – Eliot Ejxhel.