Home / Rajon / Ekskluzive: Një Avion Me Të Kërkuarit Nga Gjykata Speciale Ka Fluturuar Drejt Hagës, Ende Po Fshihen ‘Peshqit E Mëdhenj’

Ekskluzive: Një Avion Me Të Kërkuarit Nga Gjykata Speciale Ka Fluturuar Drejt Hagës, Ende Po Fshihen ‘Peshqit E Mëdhenj’

Avioni çarter (charter), i cili nga e diela po qëndronte në pistat e Aeroportit “Adem Jashari”, ka udhëtuar mbrëmë vonë për në Holandë, drejt selisë së Gjykatës Speciale, shkruan gazeta SHQIPTARI. Ende nuk dihet numri dhe emrat e atyre që janë marrë nga prokuroria speciale dhe atyre që kanë pranuar të dorëzohen vullnetarisht, pasi sidomos zyrtarët e lartë janë munduar t’i mbajnë fshehtë urdhëresat për tu paraqitur para Gjykatës speciale. “Është e sigurt se aeroplani ka fluturuar drejt Hagës mbrëmë”, i thanë burime të besueshme gazetës SHQIPTARI.

Loading...

Ndër emrat më të njohur që kanë deklaruar se i kanë marrë urdhëresat për tu paraqitur në Hagë janë Sami Lushtaku ish komandant i Zonës së Drenicës, Remzi Mustafa-Remi komandant i Zonës së Llapit, Sylejman Selimi për një kohë komandant i UÇK-së, etj.

Deri më tash kanë marrë thirrje për në Gjykarë speciale më shumë se 100 veta, dhe bazuar në këtë ka mundësi që së paku të kenë udhëtuar me aeroplan më shumë se 50 veta, përveç nëse ky avion është përdorur vetëm për zyrtarë VIP të Gjykatës speciale, të cilët siç ka raportuar Gazeta SHQIPTARI, urdhërparaqitje kanë marrë edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli nga drejtuesit e shtetit, ndërsa një tjetër komandant dhe deputet, që ka marrë ftesë është edhe Daut Haradinaj.

Autoritet kosovare, para katër ditësh kanë marrë një kërkesë nga Haga, për të lejuar aterrimin e më pa edhe ngritjen e një avioni charter nga Aeroporti i Prishtinës.

Gjykata speciale e ka ftuar të paktën një femër për gjykimet që do të bëhen në Hagë. Njoftimin e ka publikuar vetë në Facebook, Raimonda Rreci, e cila duket se jeton në SHBA. GAZETA SHQIPTARI

Loading...