Home / Vendi / Elezi: Nga ky vit të gjitha deklaracionet doganore do të dorëzohen në mënyrë elektronike

Elezi: Nga ky vit të gjitha deklaracionet doganore do të dorëzohen në mënyrë elektronike

Këtë vit të gjitha deklaracionet doganore dhe dokumentet e akcizave do të përpunohen në mënyrë elektronike, sistemi për menaxhim me deklaracionet doganore në fillim të muajit shkurt do të fillojë të punojë në pilot projektin në 11 njësi të doganës ndërsa nga mesi i vitit pritet që të funksionojë në të gjitha njësitë doganore në vend.

Loading...

“Në këtë mënyrë për firmat do të shkurtohen në masë të madhe shpenzimet dhe do të kenë më shumë kohë në dispozicion, të gjithë dokumentacionet do të dorëzohen në mënyrë elektornike, qëllimi jonë është që proceset të shkojnë në mënyrë automatike dhe me këtë të ofrohen shërbime më të mira për qytetarët dhe firmat”, kështu ka vlerësuar zv.ministrja e Financave, Shiret Elezi.

Sistemi për përpunimin e deklaracioneve doganore dhe dokumenteve të akcizave do të mundësojë edhe shkëmbimin e të dhënave me institucionet tjera si për shembull Drejtoria për të hyra publike gjatë dorëzimit të deklaratave tatimore ndaj të cilave dorëzohen deklaracione doganore ose Enti shtetërorë për statistika dhe Banka popullore për të dhëna për eksport dhe import.

Një nga investimet më të rëndësishme kapitale të financuara përmes IPA fondeve dhe buxhetit të vendit në pjesën e parë të këtij viti është se do të lëshohet në përdorim terminali i ri doganor në vendkalimin kufitar Qafë Thanë. Lëshimi i këtij terminali përfshinë eksportin dhe importin e me këtë rast do të lehtësojë shkëmbimin tregëtarë mes dy vendeve dhe do të sigurojë shërbime më të mira për operatorët ekonomik si dhe lëvizje më e shpejtë e mallit ndërsa në anën tjetër edhe rekonstruim të objekteve tjera ekzistuese, thekson mes tjerave zv.ministrja Elezi.

Loading...