Home / Vendi / Gjeorgievski: BESA nuk është më patriote se partitë tjera shqiptare

Gjeorgievski: BESA nuk është më patriote se partitë tjera shqiptare

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Lupce Gjeorgjevski gjatë debatit të mbrëmshëm në “24 analiza” tek TV 24, ka folur për aktualitetet e fundit politike që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Ai ka deklaruar mbrëmë se disa njerëz e kanë gabim kur mendojnë se i ka ardhur fundi Maqedonisë, transmeton KohaNews.

Loading...

“Besa nuk është më patriote se BDI dhe PDSH-ka, por edhe nga partitë tjera shqiptare dhe besoj se do të mbizotëroj arsyeja dhe do të zgjidhet ky problem. Njerëzit mendojnë për skenarë të errtë por nuk duan ti shohin skenarët e vërteta të errëta. Në rast se nuk hymë në NATO dhe BE, do të ngelim pas në aspektin ekonomik, njerëzit do të migrojnë, Maqedonia do  të boshatiset,” ka potencuar Gjeorgjievski./KohaNews

Loading...