Kur austro-hungarezët sekuestronin “Ëndrrën e Serbisë së Madhe”

vull

Nga Armand Plaka

Foto që po postoj është marrë nga arkivat austriake dhe paraqet vendkomandën qendrore të Shtabit serb në Kosovë (më konkretisht në Prishtinë), tashmë të pushtuar nga trupat austro-hungareze në janar 1916, pasi ushtria serbe ishte larguar jo vetëm nga Kosova, por edhe nga pjesë të mëdha të Serbisë për të nisur atë që njihej si Shtegtimi i Madh Serb, përgjatë Luftës së Parë Botërore, duke braktisur edhe vetë kryeqytetin Beograd.

Më poshtë gjenden dy data të rëndësishme për historinë serbe; 15 qershor 1389 që përfaqëson Luftën e Fushë-Kosovës dhe 9 tetorin e vitit 1912 kur regjistrohet pushtimi serb i Kosovës si pasojë e lëvizjeve të Luftës së Parë Ballkanike.

Në qendër sigurisht se gjendet shënimi: KOSOVO me gërma cirilike.

Në hyrje gjenden dy ushtarakë austro-hungarezë duke mbledhur dokumentat që serbët kishin lënë pas gjatë tërheqjes së tyre nga Kosova, e cila rezultoi e përkohshme, pasi ata me ndihmën e francezëve u rikthyen sërish në vitin 1918 duke e shtrirë edhe më gjerësisht prezencën dhe terrorin e tyre përballë popullatës shqiptare.

Veç emblemës – që gjendet në qendër në përmasa, sigurisht më madhore – të Serbisë Mbretërore (e cila pas rënies së ish-Jugosllavisë njohu një ringjallje e tashmë njihet gjerësisht si komponent zyrtar i flamurit serb) gjenden aty edhe 12 stema apo emblema që përfaqësojnë atë që njihej si “ëndrra për Serbinë e Madhe”, ku veç rajoneve të tilla si p.sh: Rashka, Zeta, Bosnja, Hercegovina, Kroacia, Mali i zi, Dalmacia, Maqedonia, Sremi, gjendet aty edhe Shqipëria. Por nuk gjendet emblema e Dardanisë apo e Kosovës, e cila tashmë perceptohej si pjesë e mirëqenë e Serbisë.

Nuk përkon në përmbajtje e simbolikë me emblemën që mund të jemi mësuar ta shohim të gjithë, pra me ndonjë version të fushës së kuqe me shqiponjë dykrerëshe e as na paraqitet aty emblema e Dardanisë, e cila gjendet në vëllimin e Pavle P. Vitezoviçit, botuar në 1701 dhe në atë të Hristofor Zhefaroviçit në vitin 1741.

Përkon gjithsesi në përmbajtje e simbolikë- megjithëse jo tërësisht -me atë çka gjendet në vëllimin e Hristofor Zhefaroviçit në vitin 1741 që paraqet një kështjellë por që në këtë rast na paraqitet disi më e zgjatur në krye, pra një torre tipike në një shqyt me fushë të kuqe e kurorë mbretërore mbi kokë.

Dy faksimile të botimit të Zhefaroviçit në serbisht dhe latinisht ku gjendet emblema e Principatës së Shqipërisë, një me ngjyra e një në bardhe e zi, janë paraqitur gjithashtu në këtë postim.

Next Post

Trondit Spartak Ngjela, paralajmëron ‘tërmet’ në politikë: Ju tregoj si do likuidohen 60 përqind e elitës. Shqipëria ka hyrë në procesin e shpëtimit të madh...

Avokat Spartak Ngjela thotë se Shqipëria ndodhet më në fund në pragun e ndryshimit të madh, duke iu referuar implementimit të Reformës në Drejtësi dhe garancisë amerikane për funksionimin e saj. Ngjela shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vjen fundi. Sipas tij, kjo reformë mendohet të likuidojë 60 […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: