Me 8 prill të vitit 1939 u hodhën në Tiranë themelet e organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”

vull

Nga Blendi FEVZIU
Historia e njerit prej njerezve me te rendesishem te historise sone. Djalit te Abdyl Frasherit, nipit te Naimit, firmosesit te pavaresise shqiptare dhe ministrit te Qeverise se pare te Vlores. Biografia e panjohur e themeluesit te Ballit Kombetar, qe nga vitet e para te rinise, deri ne fund te jetes se tij

Bardhyl Quku, 65 vjecar, eshte nder te vetmit shqiptare te Nju Jorkut, qe kujton ende me mall nje kohe te larget. Me nje shqipe te permbajtur, ai tregon per kohen kur babai i tij, Faik Quku, Komandant i Ballit Kombetar, shetiste ne kampin e Barletes ne Itali me nje burre plak dhe fisnik. Burri, qe mbante per dore djalin e vogel, quhej Mid’hat Frasheri dhe e nderonin te gjithe. Femijet ishin ata qe e donin me shume, por edhe ai u kushtonte atyre shume me teper kohe. 50 e ca vjet me vone, i shnderruar ne nje biznesmen te fuqishem i Eall Street, Bardhyl Quku ka deshire te sqaroje akoma me shume enigmat e nje kohe te shkuar. Kuvendon gjate me ish drejtues te rinise balliste, Luan Gashin; ka blere nje pjese te teksteve te Historise se Shqiperise dhe po perpiqet te kuptoje rolin qe ka luajtur plaku i femijerise se tij, ne historine shqiptare. Gjysme shekulli me vone, ai ka kuptuar se njeriu, te cilit i shtrengonte doren duke shetitur ne rrugicat e kampit te Barletes, ka qene nje nder njerezit me te rendesishem te Historise se Shqiperise.
Por, ai, e ka shume te veshtire te kuptoje permasat reale te angazhimit te tij. Pothuaj gjithe tekstet historike te kohes se komunizmit jane te censuruar, ndersa ato te mepasme nuk kane studime serioze. Sic ndodh rendom ne keto raste, fati i keq dhe diktatura e gjate e kane fshire nga kujtesa e shkruar shume nga angazhimet e Mid’hat Frasherit, njerit prej njerezve me te rendesishem te historise se Shqiperise ne gjysmen e pare te shekullit te XX-te. Ose akoma me keq, e kane redaktuar angazhimin e tij, vetem ne nje pjese, ate qe lidhet me Ballin Kombetar gjate luftes dhe aktivitetin ne emigracion pas saj. Pa kujtuar se qe nga fillimet, fund te shekullit te XIX dhe deri me 1940, kur ai u angazhua ne Ballin Kombetar, Mid’hat Frasheri, kishte lene ne historine e Shqiperise gjurme te pashlyeshme. Te mjaftueshme, per ta renditur ate, ne librin e madh te kujteses kombetare.

Mid’hat Frasheri, femijeri e veshtire

Ajo qe komunizmi nuk e permendi kurre, ose qe i’u ruajt me mjaft kujdes ishte prejardhja e Mid’hat Frasherit dhe familja e tij. Pak vete ne Shqiperi e dinin se themeluesi dhe ideatori i Ballit Kombetar ishte djali i Abdyl Frasherit, ideologut te Lidhjes se Prizrenit dhe nipi i Naim dhe Sami Frasherit, ne shtepine e te cileve ishte rritur ne Stamboll. Femijeria, si dhe gjithe jeta e Mid’hatit, kaloi neper po ato veshtiresi dhe vuajtje qe kaloi edhe ndertimi i Rilindjes Kombetare dhe me pas i shtetit shqiptar. Mid’hat Frasheri lindi ne Janine me 25 Mars 1880. Abdyl Frasheri ishte vendosur aty pak vite me pare, si nje nepunes i Perandorise dhe kishte sjelle me vete gjithe familjen. Por, djali i vogel, nuk pati mundesi ta njihte te jatin, qe ne momentet e para te ndergjegjesimit te tij. Ne ato kohe, i jati ishte ne krye te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe se bashku me Mehmet Ali Pashe Vrionin, Iljaz Pashe Dibren dhe Sulejman Vokshin, po perpiqeshin te kundershtonin vendimin e Kongresit te Berlinit dhe te ruanin paprekshmerine territoriale te Shqiperise. Mid’hati nuk pati mundesi ta shihte te jatin as me vone. Pas deshtimit te Lidhjes se Prizrenit, Abdyl Frasheri, u arrestua dhe u denua po ne Prizren, nderkohe qe familja u transferua ne Stamboll. Ende femije, Mid’hat Frasheri, u rrit ne familjen e xhaxhait, Naim Frasherit, poetit kombetar dhe idhullit te te gjithe te rinjve nacionaliste shqiptare. Me pas, ai ka pershkruar ne detaje femijerine e tij prane te ungjit dhe ambjentin ku po ngjizej ideja e nje Shqiperie te pavarur. Fatmiresisht, Mid’hat Frasheri, ka lene shume shenime, libra, kujtime dhe pjese letrare, te cilat hedhin drite mbi angazhimin e tij ne rradhet nacionaliste. Ishte ende adoleshent, kur filloi leterkembimin me disa nga moshataret e tij, qe militonin ne vende te tjera te Perandorise, por edhe me gjere. Me i rendesishmi nder ta ishte Ibrahim Temja, nje djale, qe me pas do te zinte nje rol te vecante ne zhvillimet pro pavaresise. Mid’hati ishte shume i ri kur i vdiq i jati, patrioti i madh Abdyl Frasheri, dhe nuk kishte mbushur ende 20 vjec, kur vdiq babai i tij shpirteror, Naim Frasheri. Ne kete kohe, ai kishte konsoliduar nje profil te qarte politik dhe kishte hyre ne lidhje me shume personazhe, qe me pas do te luanin nje rol te vecante, perfshi Ismail Qemalin dhe Faik Konicen. Por, angazhimi konkret i tij ne levizjen kombetare filloi me 1908, kur ai u be nje nder ideatoret dhe, me pas, nder drejtuesit e Kongresit te Manastirit, kongresit qe hodhi bazat e alfabetit te gjuhes shqipe dhe qe mori vendimin per hapjen e shkolles Normale ne Elbasan. Qe nga kjo kohe, deri me 1911, ai nuk pushoi se luajturi nje rol konkret ne zhvillimet politike ne Turqi dhe ne kanalizimin e tyre ne favor te ceshtjes shqiptare. Angazhimet e tij krijuan shume probleme ne familjen Frasheri dhe ne ate kohe, mund te thuhet se Mid’hat Frasheri nuk kishte me asnje pasuri menjane.

Drejt pavaresise shqiptare

Ai ishte 32 vjecar, kur vendosi te largohet nga Stambolli dhe te udhetoje ne brendesi te vendlindjes se tij. Ne te vertete, ky udhetim i gjate, u be edhe fati i tij i madh. Uran Butka, i vetmi studiues qe ka shkruajtur nje biografi te detajuar te Mid’hat Frasherit, ka dhene shume detaje te ketij udhetimi. Njeriu, qe pak muaj me vone do te firmoste aktin e pavaresise se Shqiperise, udhetoi nga Kosova ne Shkup dhe prej ketej ne Elbasan, ne prag te luftes ballkanike. Ai ishte ne Elbasan, kur lufta filloi me furi dhe po ketu, miku i Aqif Pashe Elbasanit, ra ne kontakt me grupin e patrioteve, qe po pergatiste pavaresine. Elbasani ishte qyteti i pare, qe zgjodhi tre delegate per Kuvendin e Pavaresise dhe nje nder ta ishte edhe Mid’hat Frasheri. Vite me vone, ai ka pershkruar udhetimin e tij drejt qytetit te Vlores, qe pas kontakteve te vazhdueshme, ishte percaktuar si qyteti ku do te mblidhej Kuvendi i Pavaresise. Delegatet e Elbasanit udhetuan ne drejtim te Fierit, kur ne Ardenice ndeshen nje karvan te dyte me te njejtin destinacion. Te hipur ne nje kale te vogel, te bardhe, Mid’hati dalloi Ismail Qemalin, njeriu qe dy dite me vone do te behej Kryeministri i pare i Shqiperise se Pavarur. Duke u endur neper balturinat e Myzeqese, karvani i atyre pak njerezve, qe donin te benin Shqiperine, mberriti ne Mifol. Eqrem Vlora, nje nder te paktet deshmitare, qe ka pershkruar ate kohe, tregon se si qyteti ishte dehur nga entuziazmi dhe se si Kuvendi i krahinave shqiptare deklaroi menjehere pavaresine. Mid’hat Frasheri, 32 vjecar, u be jo vetem firmetar i pavaresise shqiptare, por edhe Minister i Puneve te Pergjithshme ne Qeverine e Ismail Qemalit.

Jeta ne Vlore nuk ishte aspak e lehte. Uran Butka shkruan se Ministri flinte fillimisht ne nje dhome te familjes Vlora, per t’u zhvendosur me pas ne shtepine e Sharrave. Vendosi aty nje tavoline dhe filloi te ngrinte nje strukture, qe nuk do te funksiononte kurre. Shqiperia ishte rrethuar e gjitha dhe territori i Qeverise se Vlores perfshinte vetem qytetin dhe disa fshatra rreth tij. Nuk dihet qarte se cilat qene problemet dhe kontradiktat e djalit te ri me Kryeministrin plak, por pak muaj me vone, me 30 mars 1913, Mid’hat Frasheri dha doreheqjen. Teksti eshte fare i thate dhe motivohet vetem me pamundesine per te kryer si duhet detyren e caktuar. Qe nga kjo kohe, aktiviteti i Mid’hat Frasherit ne Shqiperi eshte i reduktuar. Ne fillim u vendos ne Durres, ku priti me entuziazem Princ Vidin dhe u vu ne sherbim te tij, duke ndihmuar ne Ministrine e Jashtme. Pas fillimit te levizjes esadiste dhe ikjes se Princ Vidit, edhe ai vete u largua nga Shqiperia. Qe nga viti 1914 e deri me 1918 u end neper Ballkan. Me 1916 mberriti ne Bukuresht, ku krejt papritur, u arrestua dhe me pas u internua ne Moldavi. Ne kete qytet rastesisht takoi mikun e tij te vjeter, Ibrahim Temon. Nuk ka te dhena te qarta per levizjet e tij deri me 1918, kur u shfaq ne Lozane, ne konferencen qe po vendoste krijimin e Jugosllavise. Kesaj konference ai i dergoi nje promemorie mbi te ardhmen e Ballkanit, e cila, e botuar 81 vjet me pas, ngjan si nje dokument i ndonje prej institucioneve me te rendesishme te studimeve nderkombetare. Ne te, ai ka bere deklaraten, e cila do te merrte vlere te pashembullt ne fund te shekullit: Pa zgjidhjen e problemit shqiptar, nuk do te kete as Jugosllavi te re dhe as nje zgjidhje perfundimtare te kufijve ne Ballkan.

Me 1920, me qendrim ne Paris, ai pershendet Kongresin e Lushnjes, Qeverine e Tiranes dhe niset per llogari te saj ne SHBA. Mid’hat Frasheri vendos fillimisht kontakte me komunitetin shqiptar ne Amerike dhe me pas udheton ne Paris, si Kryetar i Delegacionit te Qeverise se Tiranes ne Konferencen e Paqes. Per me shume se nje vit, ai zhvilloi nje aktivitet te ethshem diplomatik, per t’i kursyer Shqiperise, humbjen e dy krahinave te rendesishme, asaj te Korces dhe te Gjirokastres. Duket se kete pune e kreu ne menyre te mrekullueshme, perderisa, pas kthimit ne Shqiperi me 1922, u caktua nga Qeveria e Tiranes si Minister Fuqiplote i saj ne Athine. Ne ato pak muaj qendrimi, ai refuzoi te merrte persiper drejtimin e Qeverise pas doreheqjes se Kryeministrit, Iliaz Vrioni.

Mid’hat Frasheri u vendos ne Athine me 9 janar 1923. Qe nga kjo dite e deri me 16 dhjetor 1925, kur i paraqiti Presidentit Ahmet Zogu doreheqjen e tij, Mid’hat Frasheri ka kryer nje nga veprimtarite e tij, me te rendesishme politike. Jo vetem ne vendosjen per here te pare te marredhenieve diplomatike me Athinen, jo vetem ne njohjen e kufijve te Shqiperise nga Greqia, por mbi te gjitha, ne ndalimin e perzenies se popullsise myslymane shqiptare nga ky vend dhe vendosjen e saj ne Turqi. Aktiviteti i Frasherit ne kete drejtim eshte i detajuar dhe ai mund te meritoje nje shkrim me vete. Ai ia arriti te ndaloje nje genocid te hapur, duke shfrytezuar jo vetem presionin tek qeveria greke, por edhe tek Lidhja e Kombeve dhe institucione te tjera nderkombetare me ndikim. Ky akt do te mbetej deri ne fund te jetes se tij nje nder angazhimet, per te cilat ai ishte gjithmone krenar.

Libraria dhe Balli Kombetar

Me 1925, Mid’hat Frasheri i’u rikthye edhe njehere pasionit te pare te tij, librave dhe studimeve. Qe nga viti 1897, ai kishte filluar ngritjen e nje biblioteke personale, e cila me 1925 numeronte me shume se 40 mije volume. Kishte shkruajtur shume libra dhe kishte bere disa perkthime dhe studime albanologjike. I trishtuar dhe i zhgenjyer nga zhvillimet politike ne vend, vendosi te terhiqet ne jeten e tij private. Me 1926 ndertoi ne Tirane, ne ate qe me pas, mori emrin Rruga Mbreterore (me 1945, rruga e Barrikadave), nje librari te thjeshte dhe e shnderroi ate nw qendren intelektuale te Tiranes. Deshmite e kohes shenojne se libraria e tij u be jo vetem institucioni kulturor me i rendesishem ne Tirane, por edhe vendi ku mblidhej ne menyre permanente rinia e kulturuar e kryeqytetit. Miti i Mid’hat Frasherit, veshur cdo dite me frak te zi dhe papijon, ka munduar per shume vite kujtimet e asaj kohe. Ahmet Zogu tentoi disa here ta joshte per t’u perfshire ne jeten politike, por ai refuzonte me delikatese. Librarine e quajti “Lumo Skendo”, per nder te nje vellait te tij, qe vuante nga semundja mendore.

Gjate gjithe kesaj kohe, Mid’hat Frasheri, nuk i pushoi perpjekjet e tij per te ngritur ne Tirane nje Institut Albanologjik. Me 1929, ne moshen 49 vjecare dhe i bindur se tashme nuk do te martohej me, ai shkroi testamentin e tij. Nje testament ne te cilin, gjithe fondin e tij te librave dhe gjithe pasurine qe kishte, perfshire dhe mobiljet e shtepise, i vinte ne dispozicion te ngritjes se ketij instituti. Testamenti i tij, pas largimit nga Shqiperia, nuk u ekzekutua kurre, por librat e tij, u bene sidoqofte pjese e fondit te Bibliotekes Kombetare. Pas kerkimeve te Uran Butkes ne vitet 90-te rezultonte se 40 mije volume te kesaj biblioteke jane nga fondi i Mid’hat Frasherit dhe mbajne vulen e tij.

Duket se Mid’hat Frasheri kishte vendosur te mos angazhohej me ne politike, por nuk ndodhi keshtu. Me 1939, pas pushtimit te Shqiperise nga Italia, ne moshe te shkuar ai rifilloi edhe njehere aktivitetin politik. Aktivitet, fillesat e te cilit datonin ne fund te shekullit te XIX-te. Historia e mepasme e tij, megjithese e deformuar ne vitet e Komunizmit, eshte e njohur. Aq me teper qe, ajo ka marre me pas vendin e saj real. Ne vitin 1941, ai u be themelues dhe ideator i organizates se “Ballit Kombetar” dhe me 1942, publikoi programin e saj, “Dekalogun” e famshem.

Ithtar i Shqiperise etnike dhe partizan i demokracive perendimore, Mid’hat Frasheri tentoi ngritjen e nje organizate nacionaliste dhe demokratike. Por, kushtet e veshtira te vendit, lufta qe i bene komunistet dhe pavendosmeria e nje pjese te anetareve te partise se tij, sollen deshtimin politik te saj. Ne shtator 1943, atij i deshtoi mundesia me e mire per te hedhur themelet e nje Shqiperi demokratike. Marreveshhja e Mukjes, e nenshkruar fillimisht nga komunistet, u hodh poshte nga Enver Hoxha pas insistimit Jugosllav. Ne kujtimet e tij, Petro Marko jep nje detaj shume te thjeshte, por domethenes te filozofise se Frasherit. Gjate nje takimi per pajtimin e tij me komunistet, ai vuri nje kusht te thjeshte: “Shko pyeti shoket e tu, jane per bashkimin me Kosoven apo jo? Nese jane dakort, ne bashkohemi me ta, ne te kundert, nuk ka me rendesi”. Petro Marko nuk u kthye me.

Deshtimi i Mukjes i shoi shanset e Ballit per te fituar me shume. Pas fillimit te luftes civile forcat e tij humben dhe ne nentor 1944 drejtuesit e tij, me ne krye Mid’hat Frasherin, u larguan nga Shqiperia.

Emigrimi

Jeta e metejshme e Mid’hat Frasherit nuk numeron shume vjet. Ai u vendos fillimisht ne Itali, ne kampin e Barletes, dhe prej ketej, duke levizur nga nje vend ne tjetrin, u perpoq te ndikonte tek aleatet perendimore per te financuar nje zbarkim kunder komunisteve ne Shqiperi. Punoi mjaft per ngritjen e Komitetit, qe u quajt “Shqiperia e Lire” dhe gjate nje vizite ne Nju Jork, vdiq atje. Ishte data 3 tetor 1949 dhe Mid’hat Frasheri kishte disa muaj qe kishte mbushur 69 vjec. Vdekja u shkaktua nga infarkti dhe brenda pak oresh u transmetua ne te gjithe boten. Varrimi u be gjashte dite me vone ne Nju Jork, nen tingujt e muzikes se Beethovenit dhe vajit te bashkeatdhetareve. Atyre qe e kishin ndjekur ne arratine politike dhe qe do ta nderonin cdo pervjetor ne varrezat e Long Island, ku prehet ende. Nen nje pllake te thjeshte bronxi, mbishkrimi i vetem i se ciles eshte: “Mid’hat Abdyl Frasheri, 1880-1949”.

Next Post

BDI sot do të mbajë tubim në Bogovinë dhe Vrapçisht

Në kuadër të fushatës për Zgjedhjet Presidenciale 2019, Bashkimi Demokratik për Integrim SOT (e Hënë  08.04.2019) do të mbajë Tubim me qytetarë në Komunën e Bogovinës (ora 17.00, restorant Floari) dhe në Komunën e Vrapçishtit (ora 18.00, Restorant Goxha- Negotinë)

Subscribe US Now

%d bloggers like this: