Nje spjegim i shkurter per Iliret dhe Pellasget nga Prof. Mathieu Aref

vull

…Ky emër « ilir » është i njohur nga autorët te lashtë me vonesë. Ilirët dhe Trakët ishin dy degët e fundit etno-gjuhësore të pellazgëve. Emri i iIirëve u përcaktua edhe nga Herodoti si “njerëz të pavarur”, si ata e kishin vendos për veten e tyre “popull i lirë dhe i pavarur,” (nga fjala shqip « i lirë ») që do të thotë “i nënshtruar nga askush”. Ky do të jetë një emër “gjenerik” që mblodhi së bashku një numër të madh të fiseve me emra shumë të ndryshme.

“Qysh në treqindvjeçarin e fundit të mijëvjeçarit të dytë, thrako-ilirët përfaqësonin një popullsi homogjene nga ana etnike dhe gjuhësore, pavarësisht disa ndryshimeve dialektore. Ky entitet i parafundit etnik i dalë nga Pellazgët antikë, nga epoka klasike deri në fund të epokës helenistike, përfshinte në thelb katër degë: ilirët (duke përfshirë aty dardanët), thrakët, epirotët dhe maqedonët. Por ky grup thrako-ilir ishte i përbërë nga një mori emrash të vendosura nga fise të shumta, konkurrente apo kundërshtare, të shpërndara nga pak kudo nëpër Gadishullin Ballkanik, Egje, Azinë e Vogël dhe në rajonet danubiane: ja përse disa kanë besuar se bëhej fjalë për etni të ndryshme !

Vetëm një pjesë e ilirëve të Veriut, ndër të cilët autariatët e ardianët, si dhe ilirëve të Jugut, ndër të cilët labeatët, enkelët, taulantët, partinët, dasaretët, atintanët dhe amantët (Shqipëria e sotme), dardanët, danteletët e triballët (kosovarët e sotëm), kaonët, molosët, dodonasët dhe tesprotët (epirotët e sotëm), trakët ndër të cilët brigët, besët, orestët, peonët, edonët, pellagonët, penestët, linkestët, gjëtët, dacët dhe në fund agrianët (shqiptarët e Maqedonisë së sotme) i kanë rezistuar asimilimit etno-kulturor dhe integrimit territorial në përfitim të pushtuesve të njëpasnjëshëm (grekë, romakë, serb, bullgarë ose turq). Vetëm midis fiseve të tjera ilire, venetët, liburnët, istrianët, dalmatët, japodët dhe panonianët u integruan dhe u asimiluan nga popujt e tjerë, të tillë si romakë, sllavë (në veri ose në jug të Danubit) dhe hungarezët. Malësitë e pamposhtura dhe relievi tepër i thyer i Shqipërisë (lartësia mesatare është më e larta e Europës, rreth 700 m dhe malet më të larta kulmojnë pothuajse me tepër se 2800 metra) dhe viset rreth saj (Kosovë, Maqedoni perëndimore dhe Mali i Zi) dhe Epiri (veriu i Greqisë) i kanë bërë të mundur këtyre popullsive të ruajnë pothuajse të paprekura, kulturën, gjuhën, zakonet, doket dhe kostumet e lashta të tyre. Këto male kanë qenë një mbrojtje e vërtetë e gjuhës dhe e kulturës pellazge. Ja përse unë e cilësoj si fosile të gjallë gjuhën e sotme shqipe, pikërisht dialektin gegë të Shqipërisë së veriut.

Prandaj ilirët antikë dhe madje Pellazgët parahistorikë, jetonin në një hapësirë të stërmadhe : në të dy brigjet e Danubit që quhej Istros nga grekët – ky emër rrjedh nga gjuha shqipe, “I shtri” d.m.th i shtrirë, i madh , i gjatë – deri në kufijtë e Epirit dhe të kufirit verior të vargmalit të Pindit ; nga pjesa perëndimore e Ballkanit deri në faqen lindore të Alpeve, madje në bregdetin italian të Adriatikut (nga Venetzia deri në Mesapi duke kaluar nëpër Japigi të Italisë); kufiri lindor me Thraken nuk ka qenë kurrë i përcaktuar dhe as i njohur me saktësi, ka shumë të ngjarë për arsye të vështirësisë së dallimit të tyre nga ilirët. Këto dy etni ishin shumë të afërta si në rrafshin gjuhësor edhe në atë kulturor dhe morfologjik. Përveç kësaj, shumë toponime dhe oronime të Thrakes shpjegohen me saktësi nëpërmjet gjuhës shqipe, ndër të cilat emri i lumit të madh (430 km) që përshkon Bullgarinë dhe Greqinë për tu derdhur në detin Egje : Strimoni antik (në greqisht Strimonas) ose Struma (në bullgarisht), i cili rrjedh nga gjuha thrako-ilire e mbijetuar në gjuhën e sotme shqipe (gegërisht) “Shtrëmua” që do të thotë i shtrembër, gjarpërues”.

Next Post

Vera 2019, më e nxehta e dy shekujve

Muaji korrik ka qenë më i nxehti i të gjitha kohërave që prej fundit të shekullit XIX, kur daton matja e rregullt e temperaturave mbi sipërfaqen e tokës. National Atmospheric and Oceanic Administration (NOAA) botoi të enjten në 15 gusht raportin e saj të përhershëm, nga i cili rezulton se […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: