Home / Opinioni / Ideali i shqiptarëve dhe nevoja e hajnave

Ideali i shqiptarëve dhe nevoja e hajnave

Shkruan: Ajet Delaj, New York

Loading...

Kerkesa per ndryshime dhe permirsime eshte gjeja me normale ne nje shoqeri te lire dhe demokratike,  por tendenca per te manipuluar nga estabilishmenti politik i se shkuares me kete te drejte legjitime eshte e papranueshme.

Mendoj se ustallaret politik e gjeten ne nje fare menyre te pa pregatitur si pushtetin ashtu edhe opoziten por hilja sado e sofistikuar te jete gjithnje i le ca fije jashte.

Per sa kohe qe levizja masive studentore e dhjetorit qe kaloi dukej e pa ndikuar nga politika e ne kushtet e mungeses totale te opozites realisht ngjalli nje fare shprese por hezitimi per te nxjerre perfaqesues per mua dhe per shume te tjere krijoi jo pak dyshime gje qe i kam shprehur edhe publikisht.

Mendjet e djallezuara te politikes shqiptare realisht kane kohe madje vite qe kane punuar per kete skenar kaosi . Kjo eshte pregatitur qe ne vitet 2012-2013 kur eshte bere trefishimi i studenteve ne universitetet publike pa shtuar asgje ne mundesine akomoduese te universiteteve duke e zbritur mesataren ne minimumin historik te notes mesatare 5 .

Nese e lidhim kete me protesten apo me mire te themi me rezistencen e ngelsave per te mos  paguar para ekstra per provimet e prapambetura atehere per mua skenari behet goxha i qarte.

Qe opozita te mbeshtese nje levizje studentore kunder qeverise eshte gjeja me normale qe mund te ndodhe por qe te kerkoje opozita llogari per projektin e saj kriminal eshte jashte cdo morali .

Une personalisht i kam parashikuar ca trazira qe gjashte muaj me pare pasi keto protesta kane lidhje me konstituimin final te sistemit te ri te drejtesise dhe bllokimin e bixhozit qe sipas qeverise dmth tatimeve kane qarkulluar afersish 700 milion euro ne vit keto gjithnje sipas vetedeklarimeve por me siguri kane qene mbi nje miliard euro.

Shuma te tilla parash qe menaxhohen nga krimi ne menyre te drejteperdrejte e me siguri edhe nje milliard tjeter nga banda e quajtur sitem drejtesie kane potencialin te trondisin shtete shume me te medha e te konsoliduara se Shqiperia.

Ne te dyja keto dy projekte madhore te Qeverise aktuale fuqishem opozita e sotme pra estabilishmenti i korruptuar i djeshem ka qene kunder me te tera baterite.

Qe te jete opoita kunder qeverise prape po e them qe eshte gjeja me normale ne bote por nga ana tjeter nese behet nje sondazh serioz  si per nevojen e bllokimit te bixhozit ashtu edhe per reformen e thelle ne te ashtuquajtur sistem drejtesie qe vetem e tille nuk ka qene, padyshim qe shqiptaret e mbeshtesin qeverine ne keto dy aspekte me se pakti 80%.

Pra kundershtimi i opozites normalisht duhet bere per interesa te publikut dhe ne funksion te rikuperimit te saj e ne te tilla kushte asnjera nuk shkon ne favor te opozites e po per te njejtat arsye nuk gezon mbeshtetjen e popullit.

Mirepo per shkak te rrezikut dhe frikes per te paguar per ato qe kane bere (ha muco pi muco paguan populli hallexhi) ata jo vetem mundohen te shfrytezojne cdo mundesi per te bllokuar keto dy hapa madhor te qeverise aktule por shkojne deri atje saqe nje formacion politik i quajtur i djathte nxit dhe kerkon nga pushteti i majte qe te demshperblehen 100% zaptuesit e pronave te shqiptareve sic eshte rasti i “Astirit”

Fatekeqesisht  duhet thene dhe pranuar se formacione politike me peshe parlamentare kane kaluar ne ilegalitet me veprimtari te ashtuquajtura protesta studentore te ngelsve me qellim jo per te rrezuar pushtetin por per te rrezuar shtetin.

I bej thirrje institucioneve te sigurise se Repuplikes se Shqiperise qe cdo tendence per te rrezuar rendin kushtetues me dhune eshte veprimtari kriminale dhe denohet nga cdo kod penal i cdo vendi demokratik prandaj te marrin masat e nevojshme duke bashkepunuar edhe me partneret per te derguar para drejtesise cdo tentative te tille.

Kjo levizje pa koke eshte praktike e njohur  e carit rus e aplikuar ne Ukraine, Gjeorgji e me siguri kerkon ta aplikoje edhe ne Ballkan kunder interesave kombetare te shqiptarve pasi e them me bindje te plote se cdo tendence per te rrezuar shtetin shqiptar eshte mirefilli veprimtari antikombetare.

Qeveria shqiptare mund te kete 100 arsye qe te rrezohet por jo nga keta dhe jo tani pasi me konsolidimin e sistemit te ri te drejtesise te udhehequr nga institucionet ligjezbatuese amerikane me siguri qe do krijohet ne menyre te natyrshem nje spekter i ri me mentalitet e filozofi tjeter.

Do jene institucionet e reja te drejtesise shqiptare  qe do te rregullojne e ndryshojne rregullat e lojes, per kete duhet te bindet cdo shqiptar. Koha e levizjeve “duam baben” apo me keq akoma e levizjeve komuniste ka shkuar me kohe.

Shpreh bindjen se shqiptaret jane aq te mecur sa te bashkepunojne me Ameriken  e BEne per te vene ne eficence te plote reformen me te rendesishme e domethenese te instalimit te sistemit te ri te drejtesise ne Shqiperi.

Pa drejtesi nuk ka shtet e drejtesine dihet se kush e ka pasur nen komande keto 28 vitet e fundit . Pra dihet se sa e duan drejtesine dhe shtetin sherbetoret e djallit. Nuk mendoj se amerikanet do deshtojne ne nismen e tyre ashtu sic kam edhe bindjen e plote se estabilishmenti i korruptuar i se shkuares do deshtoje pamvarsisht kamuflazhit qe po perdorin.

Loading...