Home / Bota / Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka dhënë dorëheqjen

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka dhënë dorëheqjen

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas paraqitjes së një mocioni mosbesimi kundër qeverisë së tij.

Loading...

Partia më e madhe në koalicionin e krijuar nga Michel, “Flemish N-VA” u largua një javë më parë pas një mosmarrëveshje për nënshkrimin e paktit të migracionit.

Largimi i partisë aleate e ktheu qeverinë e Charles Michel në një pakicë.

Ndaj kabinetit të tij u paraqit një mocion mosbesimi në Parlament, por Kryeministri dha menjëherë dorëheqjen.

Loading...