7 thënie të Faik Konicës për shqiptarët

vull

Konica përveç si kritik letrar ka qenë edhe veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.


Më poshtë ju sjellim 7 thënie të Konicës për shqiptarët:

  1. Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. ( 1907).

  2. Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (1906).

  3. Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

  4. Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton.

  5. Shqiptari e ka zakon të kundërshtojë para se të marrë vesh.

  6. Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).

  7. Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë.

Next Post

OSBE:Dhuna nuk është përgjigje

Reagime të njëpasnjëshme për protestën e opozitës jo vetëm nga liderët shqiptarë. Një reagim i dytë vjen nga OSBE- ja e cila shprehet kundër dhunës. OSBE që ka ndjekur protestën minutë pas minute thotë se dhuna nuk është përgjigjja dhe as reagimi i rëndë ndaj saj. “Prezenca e OSBE-së e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: