Filloi Edicioni i 34-t i Festivalit të Melodive Argëtuese “Makfest”

vull

Me himnin e njohur të Makfestit, mbrëmë në Qendrën e Kulturës “Aco Shopov” në Shtip filloi Edicioni i 34-t i Festivalit të Melodive Argëtuese “Makfest”.

“Është kënaqësi të jesh në një festival i cili për vite të tëra, duke filluar nga viti 1986, ka qenë vazhdimisht një brend i qytetit të Shtipit, por në të njëjtën kohë edhe simbol i njohjes së kulturës sonë muzikore edhe në korniza shumë më të gjëra”, tha ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, para fillimit të mbrëmjes së parë të festivalit “Makfest”.

Ai shtoi se ky festival i muzikës argëtuese, i cili ekziston qe 34 vjet u bë një brend jo vetëm i qytetit të Shtipit, por edhe një manifestim i cili mundësoi që shumë yje të tanishëm të muzikës të shkëlqejnë në skenë për herë të parë.

Next Post

Lideri Ali Ahmeti nga Likova: Jemi gati për sfidat e reja

Në Kuvendin Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për Degën e Likovës, punimet nga afër i ndoqi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, Zëvendes kryeministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive, Sadulla Duraku […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: