938 administratorë në shtëpi, Duraku: Të gjithë do të nisin punën

vull

938 administratorë shtetërorë të punësuar me Marrëveshjen e Ohrit, vazhdojnë të rrinë në shtëpi. Zv/kryeministri Sadulla Duraku, për emisionin 10 minuta në tv21, tha se qeveria tani ka përgatitur seleksionimin e administratorëve në dy faza por pa një afat se kur do ta kuptojnë vendin e tyre të punës. Këta administratorë tashmë gati një dekadë po qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që marrin pagën e shtetit, pa e provuar asnjë ditë vendin e tyre të punës.

 

“Kjo qeveri e tanishme që jemi, ka pasur vendim për shpërndarjen e 938 administratorëve nëpër institucione dhe prej atyre 519 kemi filluar dhe të gjitha dikaster që janë në nivelin qeveritar , ku kemi përgjigje se jemi duke bërë seleksionimin në fazën e parë. Besoj se faza e parë do të kalojë pa një problem dhe më pas do të kalojmë në fazën e dytë, ku me vendim të Qeverisë, është 938 administratorë që të bëhet shpërndarja”, u shpreh Sadulla Duraku, zëvendëskryeministër.

 

Zv/kryeministri Duraku, njoftoi se Qeveria do të shqyrtojë ribalancin e buxhetit, ku sipas tij synohet që paratë e pashfrytëzuara të rishikohen dhe ridestinohen për investime kapitale. Lidhur me hapjen e kufirit të shumëpërfolur Llojan-Miratoc, Duraku tha se po luhet ping-pong me banorët e asaj zone por se ende ka shpresë.

 

“Të them të drejtën kufiri Llojan-Miratoc, ka qenë një problem i kahmoçëm. Me ato qytetarë e atij vendi është luajtur pin-pong dhe ai pin-pong tani nuk ekziston. Vullneti nga RMV-së ka qenë dhe do të jetë. Por jo vetëm vullnet por kemi edhe vendim për hapjen e kufirit. Për fat të keq Republika e Serbisë, shteti jonë fqinj nuk ka disponim. Apeloj që kjo të reflektojë në Republikën e Serbisë. Por ka lëvizje pozitive për këtë pikë kufitare, duke pasur parasysh ndihmë nga Ambasada e Norvegjisë dhe kemi shpresë të bëhet ajo realitet”, tha Sadulla Duraku, zëvendëskryeministër.

 

Zv/kryeministri Duraku, premtoi se do të jetë ministër për të gjithë qytetarët ndërsa edhe paralajmëroi se do t’i vizitojë edhe komunat ku i udhëheqin nga partitë opozitare./TV21

Next Post

Kjo është shtëpia e re e Ramës në Dhërmi (Foto)

Historiani Arben Llalla ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku pretendon se ka zbuluar shtëpinë e re që po ngre kryeministri Edi Rama në Dhërmi. Sipas historianit shtëpia e kryeministrit ndodhet në afërsi të Kishës së Shën Thanasit.   “Kjo është shtëpia e re e Edi Ramës në Dhërmi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: