AFRIM GASHI: ASKUSH NUK MUND TË NDËRPRESË MIQËSINË E SHQIPTARËVE ME TURQIT, KEMI QENË BASHKË NË NJË SHTET PËR 500 VJET

vull

Pa implikimin e  Turqisë nuk mund të ketë paqe e stabilitetit në Ballkan. Këtë për agjencinë shtetërore turke të lajmeve Anadolu Agency  e ka deklaruar Afrim Gashi – kryetari i Alternativës, një parti shqiptare në qeverinë e Maqedonisë së Veriut që në Parlament numëron vetëm 3 deputetë, njofton KDPOLITIK.COM.

 

Duke komentuar dialogun Kosovë-Serbi, Gashi ka thënë se duhet të ketë një dialog përfundimtar, epilogu i të cilit do të jetë njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

 

“Unë mendoj që në Ballkan nuk mund të ketë paqe afatgjate pa implikimin e Turqisë në rajon”, u shpreh Gashi, duke e vlerësuar edhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Gjermanisë në këtë drejtim.

 

“Mendoj se jo vetëm që implikimi i Turqisë do ta ndihmonte, lehtësonten arritjen e marrëveshjes por do ta ndihmonte edhe palën shqiptare duke i ditur raportet e mira që i ka shteti turk me kombin shqiptar edhe me Kosovën në përgjithësi. Por, ajo nga ana tjetër mund të jetë edhe një garant i paqes duke qenë anëtare e NATO-s dhe një partner i fuqishëm me SHBA-të në NATO”, theksoi Gashi.

 

Sipas tij, kohëve të fundit trendet globale tregojnë se betejat kryesore botërore zhvillohen për tregje, financa dhe pasuri materiale.

 

“Mendoj që goditja me bërryla apo tendenca e disa shteteve që të ndërpriten raportet e mira tradicionale të shqiptarëve dhe turqve mendoj se duhet t’i shohim më shumë nga ai dimension”, tha ai.

Ai duke rikujtuar se shqiptarët dhe turqit për shkak se kanë jetuar në një shtet për 500 vite edhe zhvillimet ekonomike mes këtyre dy kombeve, popujve zhvillohen shumë natyrshëm.

“Andaj dikush mendon që me ndërprerjen e tyre do t’i orientojë shqiptarët në një drejtim tjetër, nga një kulturë, traditë tjetër. Po mendoj se çdo tentativë do të jetë e pasuksesshme dhe mendoj se do të jetë në dëm të shqiptarëve. Për shkak se nuk mund dhunshëm të imponojmë disa gjëra që kanë rrjedhur me shekuj e me vite”, u shpreh Gashi, duke treguar se prishja e raporteve nuk është në interes as të shqiptarëve e as të turqve.

Gashi thotë se si parti politike, si shtete duhet të investohet edhe më tepër në përforcimin e këtyre raporteve dhe të mos lejohet që askush dhunshëm të ndërhyjë në këto raporte aq më teper nëse ka tendenca negative për të rrënuar këto raporte në interes të palës së tretë.

Edhe pse në fillim si parti politike afërsinë e tyre me Turqinë disa qarqe e vendosën në konotacion negativ, Gashi thekson se kjo atyre u ka sjellë pikë politike dhe u ka mundësuar që të ngriten pak më tepër.

Ai thotë se më së shumti shqiptarë të Maqedonisë gjenden në Turqi sesa në Kosovë ose Shqipëri, duke treguar se është shumë e natyrshme që raportet miqësore dhe familjare të ekzistojnë.

Kryetari i partisë AlternAtivA duke folur edhe për Marrëveshjen e Prespës të cilën Maqedonia e Veriut dhe Greqia në qershor të vitit të kaluar e nënshkruan, tha se “është një marrëveshje historike”.

Ai duke treguar se tashmë Maqedonia e Veriut është në fazën e ratifikimeve të protokollit për anëtarësim në NATO, shprehu shpresën se deri në fund të vitit do të përmbyllet ky proces.

“Maqedonia e Veriut ‘de facto’ është anëtare e NATO-s, vetëm presim ‘de jure’ të gjitha shtetet anëtare të NATO-s ta përmbyllin këtë proces”, u shpreh Gashi për AA, duke e falënderuar Turqinë për përmbylljen e kësaj çështje në mënyrë shumë të shpejtë.

Gashi, mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) e komentoi si “zhgënjim për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, pasi vendi nuk ishte shpërblyer për kompromisin e madh që e ka bërë.

Ai është optimist se në muajin tetor do të hapen negociatat me BE-në.

Next Post

Renovohet Reparti për vaksinimin e fëmijëve në Poliklinikën e Çairit

Visar Ganiu – Faqja zyrtare Bashkë me Ministrin e Shëndetësisë z. Venko Filipçe, Drejtorin gjeneral të Shtëpisë së Shëndetit z. Viktor Isjanovski dhe Drejtorin ekonomik të këtij institucioni z. Besim Koka vizituam sot Poliklinikën e Çairit për të shënuar përfundimin e renovimit të repartit për vaksinimin e fëmijëve. Shpreha faleminderimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: