Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ofroi mbështetje institucionale për Entin Shtetëror të Statistikës

vull

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, qëndroi në zyrat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), ku u takua me drejtorin e këtij enti, Apostoll Simovksi, zëvendësdrejtorin Zirap Ademi dhe koordinatoren Jasmina Gjorgjieva.

 

Në takim, drejtori i ESHS-së, Simovski njoftoi rreth aspektit të përdorimit të gjuhës shqipe në këtë institucion në lidhje me përkthimin e materialeve të ndryshme dhe formularëve, duke theksuar se ngelet shumë punë për t’u realizuar te formularët elektronikë.

 

Në anën tjetër, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, bëri të ditur se vizita ka karakter ndihmës për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke ofruar ndihmë konkrete, nëse ESHS-ja ka nevojë.

 

Palët u pajtuan se sfidat e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve duhet të tejkalohen, pse jo edhe përmes bashkëpunimit dypalësh.

Next Post

TABELA NË TETOVË: MIRË SE VINI NË TETOVË, QYTETIN KU ASKUJT NUK I INTERESON PËR ASGJË

Një grup aktivistësh nga Tetova sot kanë vendosur tabela nëpër qytetin e Tetovës me mesazhe për problemet me të cilat ky qytet ka kohë që po përballet. “Mirë se vini në Tetovë, qytetin ku askujt nuk i intereson për asgjë”, është mesazhi kryesor i cili u përcoll sot përmes tabelave […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: