Ahmeti: Në radhë të parë shëndeti i qytetarëve, data e zgjedhjeve nuk ka rëndësi

Blerand Rexhepi

Për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në radhë të parë mbetet shëndeti i njerëzve dhe lufta sa më efikase kundër koronavirusit. Në emisionin Click Plus në TV21, Ahmeti tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Zoran Zaevin e LSDM-së dhe Hristijan Mickovskin e VMRO-së, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme për shtetin dhe menaxhimin e situatave.

“Unë jam në komunikim me z.Zaev, me z.Mickovski për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me shtetit dhe menaxhimin e situatave. Sigurisht kemi biseduar edhe për çështjet e zgjedhjeve. Me rëndësi ka qenë që në radhë të parë të ruhet shëndeti i njerëzve dhe të bëhet një shërbim sa më efikas që ky virus të na godas rreptësishtë, por të marrim masat preventive. Kështu që u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe në çdo 30 ditë bëhet rivlerësim i situatave, dhe dashtë zoti e kalojmë shpejtë këtë situatë. Pak rëndësi ka se kur do të mbahen zgjedhjet”, tha Ahmeti.

Next Post

Grubi shpreh keqardhje për Kosovën pas rënies së Albin Kurtit

Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi përmes rrjetit social facebook, ka shprehur keqardhje pas votimit të mocionit për mosbesim të qeverisë Kurti. “Më vjen shumë keq për zhvillimet politike në Kosovë në një kohë kur nevojitet guxim për vendime të rëndësishme dhe të vështira politike për të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: