Aksion ekologjik në Gostivar, ftohen për pjesëmarrje të gjithë qytetarët

vull

Të shtunën, me fillim të ora 10:00, do të zhvillohet një aksion I gjerë pastrami në të gjitha hapësirat publike të komunës së Gostivarit dhe në këtë formë, do të shënohet Dita Botërore e Pastrimit. Kështu ka njoftuar Kryetari I komunës Arben Taravari I cili ka ftuar qytetarët e të gjitha moshave që ti’I bashkangjiten këtij aksioni.

 

“Të shtunën ( 21.09.2019) në ora 10:00-12:00, në nivel të komunës së Gostivarit do të shënohet Dita Botërore e Pastrimit. Me këtë rast, në bashkëpunim me Bashkësitë lokale dhe institucionet publike komunale, do të organizojmë një aksion të gjerë për pastrim të sipërfaqeve publike në komunën tonë.


Apelojmë që të gjithë, pavarësisht moshës dhe gjinisë, të bëhemi pjesë e këtij aktiviteti dhe të kontribuojmë për ambient më të pastër dhe ngritje të vetëdijes për higjienën publike.


Informata më të hollësishme për rrjedhën e aktiviteteve, do të mund të merrni në Komunën e Gostivarit, Bashkësitë lokale dhe institucionet tjera përkatëse”, shprehet mes tjerash, Kryetari i komunës së Gostivarit – Arben Taravari

Next Post

Lëshohen bisedat e përgjuara për rastin ,,Monstra”, Janakieski zbulon pse u vra peshkatari

Me dëgjimin e bisedave të incizuara, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup po vazhdon seanca për rastin “Monstra”. Në vijim është përgjimi i 25 bisedave dhe 133.000 SMS porosive dhe materialeve të tjera.  Në një pjesë të bisedës dëgjohet edhe ish ministri për Transport dhe lidhje Mile Janakievski i cili […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: