Ali Ahmeti për Kadri Veselin: Do të ngadhnjesh

vull

I dashur vëlla Kadri, bashkëveprimtar, bashkëluftëtar, bashkëmendimtar, shoqërues dhe bashkndërtues i rrugës sonë të përbashkët për liri, pavarësi, demokraci.

Na paska qenë e shkruar, jo nga Perëndia, por nga hasmi, ai i dituri dhe ai i strukuri, që çdo ditë të lume ta dëshmojmë pastërtinë dhe dinjitetin e luftës tonë çlirimtare nga zgjedha e kasapit të Ballkanit.

E nga Perëndia na qenka përcaktuar detyrimi që t’i bëjmë ballë shpifjeve, denigrimeve, nënçmimit, propagandës dhe lajmeve të rreme nga ai i dituri edhe ai i strukuri në mënyrë që ta mbrojmë dinjitetin e luftës, e çdo pike gjak të derdhur, e çdo plage, të secilit dëshmor, martir dhe invalid, të çdo istikame, të çdonjërës shkrepje, të secilit lot të derdhur nga sytë e nënave tona.

E di që edhe ti, si edhe unë, edhe një jetë po ta kishim, do ta bënim të njëjtën, pa ndryshuar pikë as presje, pa na u dridhur qerpiku, e as pa u menduar as edhe një herë të vetme.

Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhënjesh ndaj saj ashtu siç bashkë ngadhënjyem në luftën tonë të drejtë.

Next Post

JUAN FELIPE NUK ËSHTË MË PJESË E SHKËNDIJËS

KF Shkëndija dhe futbollisti brazilian me marrëveshje të dyanëshme kanë ndërprerë bashkëpunimin. Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin barazilian, Juan Felipe. Kryesia e klubit dhe futbollisti në takim të përbashkët kanë ardhur në përfundim se në këtë moment ndarja është në interes të të dyja palëve, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: