Arbër Ademi për vizitë në Zvicër: Do të njoftohet me modelin zviceran të mësimit përmes punës

vull

Zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike Koço Angjushev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi qëndrojnë për vizitë pune në Zvicër ku njihen me përvojat  zvicerane për arsim dhe trajnim profesional.

 

Siç kumton Kabineti i zëvendëskryeministrit, gjatë vizitës në Bern, që realizohet me ftesë të Qeverisë së Zvicrës, ata do të takohen me Martina Hirajma, sekretare shtetërore e arsimit, hulumtimeve dhe inovacioneve dhe me zëvendës sekretaren shtetëror të Punëve të Jashtme Kristina Martin Lang.

 

Delegacioni qeveritar do të ketë mundësi të njihet me modelin zviceran për mësimin e punës gjatë prezantimeve të cilat do të bëhen prej personave profesionalist në Sekretariatin shtetëror për hulumtime dhe inovacione në arsim, Konferencën zvicerane të ministrave të arsimit të kantoneve dhe Shoqata zvicerane e industrive të makinerisë dhe elektroteknike.

Next Post

Kryetari i komunës Rufki Suma nderon me “Mirënjohje” veteranët e arsimit

Kryetari i Komunës Rufki Suma, priti sot në takim rasti z.Xhelil Berisha ish arsmtarë në SHFMU “Veli Ballazhi” në Gorancë dhe z.Musli Qajani ish arsimtarë në SHFMU “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit. Ky takim është realizuar me rastin e pensionimit të z.Xhelil Berisha dhe z.Musli Qajani, për ti falënderuar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: