Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

ASH: Qytetarët e komunës së Tearcës të lënë në mëshirën e pushtetit lokal

1 min read
Loading...

Derisa i tërë opinion publik është i kthyer nga krimi dhe korrupsioni të niveleve të larta shtetërore, banorët e komunës së Tearcës përballen me mungesën elementare të jetesës. Kjo komunë që sipas statistikave të vitit 2002 numëron mbi 20 000 banorë akoma nuk ka kanalizim dhe ujësjellës. Me 13 fshtatrat që gravitojnë në këtë komunë fuksionohet me ‘jama’ septike ndërsa në asnjërin prej tyre nuk është e zgjedhur çështja e ujësjellësit. Si pasojë kësaj gjendjeje, ka një numër të konsiderueshëm të prekurve nga infeksionet virale. Nga Instituti për Shëndet Publik sot, me 13/08 u lëshua kjo kumtesë:

Çdo përdorim i ujit paraqet rrezik për shëndetin e banorëve të Tearcës andaj iu rekomandohet banorëve që gjatë përdorimit për çështje teknike uji të vlohet. Në bazë të analizave rezulton se uji është fekal!

Qytetarët e Tearcës kanë nevojë për ndihmë urgjente prandaj së bashku me qytetarët e kësaj komune apelojmë deri te të gjithë faktorët relevantë, si Ministria e Ambientit, organet e pushtetit lokal, etj. Të merren seriozisht me këtë çështje sepse pasojat nga gjendja e krijuar mund të jenë të paparashikueshme.