Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Azem Sadiku i PDSH-së:Nuk kemi marrë vendim nëse do të dalim me kandidat për president

1 min read
Loading...

Deklaratë e Nënkryetarit të PDSH-së, Azem Sadiku

“Ne ende nuk kemi marrë vendim nëse do të dalim me kandidat për president, por mbisundon ideja të mos nxjerrim kandidat tonin partiak. Një gjë është e sigurtë, kandidati shqiptarë nuk fiton dhe është detyrë e jona që të maksimalizojmë peshën e votës shqiptare.

Vleresoj se për ne do të ishte i pranueshem një kandidat i cili edhe praktikisht të punojë dhe të vazhdojë proektin e filluar të integrimeve në NATO dhe BE. Vetëm një figurë e tillë, që do ti plotesonte këto kushte dhe do të përshpejtonte integrimet e vendit, do të ishte i pranueshem për ne”.

Shërbimi për Informim – PDSH