Zëvendësdrejtori i NPQ “Shkupi”, Blerim Ismaili, vizitoi Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës, ku u prit nga drejtori i kësaj agjencie, Ylber Sela.
Me këtë rast, zëvendësdrejtori Ismaili njoftoi për procesin e zbatimit të gjuhës shqipe në këtë ndërmarrje publike, për pengesat si dhe sfidat që dalin nga ky proces.
Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, ofroi mbështetjen e Agjencisë për aspektet drejtshkrimore të gjuhës shqipe dhe për zbatimin e plotë të saj.
Palët u dakorduan që takime të këtilla të mbahen edhe në të ardhmen, sepse kjo do të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës dhe NPQ “Shkupi”, si dhe në lehtësimin e procesit të zbatimit të gjuhës shqipe.