BDI: Institucionet të veprojnë sipas ligjit, secili bartë përgjegjësi individuale

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim thekson që sundimi i ligjit, barazia para ligjit si dhe zbatimi i ligjit nga të giithë në mënyrë të përpiktë është parakusht për stabilitet shoqëror, integrim dhe zhvillim ekonomik. 

 

Vlerësojmë se Këshilli gjyqësor, Këshilli i prokurorëve bashkë me gjykatës e prokuror si dhe të gjitha institucionet tjera dhe bartësit e funksioneve publike, vendimet e tyre duhet ti marrin vetëm e vetëm në përputhje me ligjin dhe duke u bazuar në fakte. 

 

Secili nga ne, politikan, gjykatës, prokuror, bartë përgjegjësi individuale për veprimet ose mosveprimet dhe vendimet e veta dhe askush s’do të jetë mbi ligjin. 

 

Bashkimi Demokratik për Integrim distancohet nga çdo ndërhyrje politike në vendimet e institucioneve ligjzbatuese dhe konsideron që drejtësia joselektive dhe sundimi i drejtë i ligjit do të sigurohet nëpërmjet të vetingut të mirëfilltë dhe kjo paraqet prioritetin tonë absolut. 

Next Post

Andi Lila: Na i dha Rama, Cakaj na i hoqi pasaportat diplomatike

Andi Lila, një prej protagonistëve të ekipi kombëtar që u kualifikuan në Kampionatin Evropian të vitit 2016, denoncoi në një emision televiz, heqjen e pasaportave diplomatike për lojtarët shqiptarë.   Pasaportat iu dhanë futbollistëve që morën pjesë në Evropian, për arritjen historike dhe promovimin që i bënë vendit, por ministri […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: