Bekim Memeti: Rruga Gostivar – Dibër do të pastrohet dhe mirëmbahet 24/7

Blerand Rexhepi

Reshjet e borës që përfshin Maqedoninë e Veriut kanë bërë që në teren të dal dhe vet drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti. Ai bashkë me punëtorët e ndërmarrjes që drejton, sistematikisht po vazhdon të pastrojë dhe të bëjë që rruga Gostivar – Dibër të mbetet e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve me qëllim furnizimin e qytetit të Dibrës i cili është dhe në karantinë.

“Rrugët që shpijnë drejt Dibrës do të bëjmë të pamundurën që të mbeten të kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, me qëllim që banorëve të atjeshëm të mund t’u ofrohet ndihmë në çfarë do aspekti. Ekipet e motorizuara të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” do të jenë në terren 24/7 dhe do të asistojnë në çfarë do rasti që do ta kërkojë nevoja”, deklaroi Memeti

Sipas drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë” të gjitha autostradat e Maqedonisë së Veriut deri më tani janë të kalueshme dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë për ndonjë rrugë të bllokuar edhe pse vendi është kapluar nga reshje intensive të borës.

Next Post

Ahmeti: Të gjitha shtabet e BDI-së në shërbim të institucioneve

E kam shfrytëzuar këtë kohë edhe për tu relaksuar, por më shumë për të qenë edhe në komunikim të pandërprerë me bashkëpunëtorët. Shtabi qendror dhe shtabet lokale të Bashkimit Demokratik për Integrim janë vënë në ndihmë të institucioneve të shtetit për ta tejkaluar këtë situatë kaq të rrezikshme për të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: