Bytyqi: Po tregojmë solidaritet, jemi në mbështetje të të gjithë atyre që kanë nevojë

Blerand Rexhepi

Në një konferencë për shtyp sot kryetari i komisionit për financave në LSDM dhe këshilltari i kryeministrit, Fatmir Bytyqi ka prezantuar masat e ndërmara dhe miratuata nga ana e pushtetit ekzekutiv me qëllim që të ndihmohen të gjithë ata që janë të prekur nga kriza e virusit Korona, ndërkohë që ka bërë një krahasim mes masave të propozuara nga LSDM dhe ato që i propozonte VMRO-ja. Bytyqi mes tjerave ka sqaruar në detaje se si janë ndarë këto masa në të gjithë sektorët dhe kush është përfitues i tyre.

Në vazhdim ju përcjellim konferencën e tij për media:

Të dashur qytetarë, të nderuara media,

Duke u përballur me krizën e virusit Korona që solli me vete disa sfida serioze, kryesisht shëndetësore, por edhe pasoja ekonomike, nga të cilat jemi të vetëdijshëm se ata do të lënë dëme të konsiderueshme në ekonomi, qeveria ka përgatitur një paketë të masave ekonomike për të lehtësuar pasojat. Duke vepruar kështu, ne morëm parasysh të gjitha aspektet për të gjithë të prekur nga ajo. Duke bërë analiza, ne dolëm me shifra mbi vendet e punës së rrezikuara dhe kompanitë e rrezikuara që nuk janë në numër të vogël.

Në mënyrë të veçantë, përfshinë ndihmë për të paktën 250.000 punëtorë dhe rreth 35.000 kompani, që është pothuajse 50% e personave juridik të regjistruar në sektorin privat. Paketa ekonomike në vlerë prej 200 milion euro ofron ndihmë të drejtpërdrejtë për ata që preken nga kriza – për punëtorët, për ekonominë, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, dyqanet, zejtarët, sportistët dhe artistët dhe të gjithë qytetarët që janë pjesë e ekonomia informale.

Duke marrë parasysh që çdo punëtor është i rëndësishëm dhe ruajtja e çdo vendi të punës ka rëndësi ekzistenciale, sigurohet ndihmë prej 14.500 denarë të ardhura për të gjithë ata që preken nga kriza, por edhe në parimin e solidaritetit të uljes së pagave në nivelin e 14.500 denarë , për të gjithë zyrtarët nga institucionet shtetërore e publike. Politikat dhe masat e LSDM-së për dy vite e gjysmë të fundit janë treguar shumë herë si të vërteta dhe të sakta, sepse për ne të gjithë qytetarët janë të rëndësishëm.

Ndërsa përsëri dhe në krizën më të madhe globale nga e cila nuk ka kursyer as vendin tonë, LSDM propozon një sërë masash që mbulojnë një numër të madh të qytetarëve të prekur nga kriza, VMRO-DPMNE doli me një sërë masash që janë selektive dhe sjellin më pak para në ekonomi. Analizat tregojnë se masat e propozuara nga VMRO DPMNE, përveç që janë joserioze dhe të papërgjegjshme, janë masa për të mbështetur ata që janë në kategorinë e punës me pagë më të lartë dhe mbase duke supozuar se fuqia e tyre blerëse është më e lartë.

Ja disa nga pikat kryesore:

– Numri i vendeve të punës të shënjestruara nga ne 250.000 të punësuar (këta janë të gjithë punonjës që marrin pagë deri në 20.000 rrogë neto)

– do ta mbështesim me 60.000.000 euro në muaj, ndërsa me masat e VMRO-DPMNE-së kjo mbështetje është në masë më e ulët. o Modeli me 20% mbështetje, masa e mbështetjes është vetëm 20.775.189 euro për kompanitë që kanë ulur të ardhurat me 20-30% o Modeli i mbështetjes 30%, masa e mbështetjes është vetëm 31.162.784 euro për kompanitë që kanë ulur të ardhurat me 30-40% o Modeli i mbështetjes 40%, shuma e mbështetjes është vetëm 41.550.378 euro për kompanitë që kanë ulur të ardhurat me 40-50% o Modeli me 50% mbështetje, masa e mbështetjes është vetëm 51.937.973 euro – Kjo do të thotë në mënyrë të konsiderueshme më pak fonde të injektuara drejtpërdrejt në ekonomi dhe natyrisht më pak para për qytetarët dhe ulje të konsumit.

Të dashur qytetarë dhe biznesmenë,

Dallimi mes masave të marra nga Qeveria që ofrojnë mbështetje mujore prej 60 milion euro ne muaj dhe propozimeve të VMRO DPMNE me mbështetje të turpshme është pothuajse 50% më pak se sa ne ofrojmë dhe sigurojmë.

Modeli i propozuar nga VMRO DPMNE dhe kategorizimi i bizneseve sipas nivelit të dëmeve të pësuara dhe marrjes së mbështetjes, është e qartë se i vendos në një pozitë më të favorshme të gjitha vendet e punës me paga më të mira, në krahasim me vendet me më pak pagë mujore. Kjo, qytetarë të nderuar do të thotë më pak mbulesë dhe më pak vende të punës të ruajtura.

Sepse me më pak mbështetje, kompanitë kanë tendencë të heqin dorë nga punëtorët më lehtë. Ndërsa qeveria po zbaton masa serioze dhe hapa për të trajtuar pasojat e krizës ekonomike, VMRO-DPMNE dhe Mickoski, të mësuar me huamarrjen, duan të marrin paratë nga qytetarët e shtyllës së dytë të pensioneve.

Të nderuar,

Kjo është një kohë kur duhet të tregojmë solidaritetin në veprim. Dhe pikërisht për shkak të parimit të solidaritetit, ne u japim aty ku nuk ka, punëtorëve, ekonomisë, punonjësve të pavarur, sportistëve, artistëve, dhe ne shkurtojmë aty ku mundemi, shpenzime joproduktive dhe ulje të pagave ose solidaritetit.

Ne besojmë fuqishëm se vetëm së bashku, të bashkuar dhe në parimin e solidaritetit do të jemi në gjendje t’i përballojmë të gjitha sfidat që janë shtruar para nesh. Askush nuk është vetëm dhe askush nuk do të harrohet. Shteti është këtu për të gjithë qytetarët dhe bën lehtësimin për tejkalimin e krizës. Ju faleminderit!

Next Post

Humaniteti në vepër, familja e Zaevit hap zemrën, bën gati 700 pako me ushqime për familjet në nevojë në Dibër dhe Kumanovë

Familja e kreut të LSDM-së Zoran Zaev përgatit 700 pako me ndihma për qytetarët nga kategoritë e cenueshme nga qytetet e Dibrës dhe Kumanovës. Sot, familja e Zoran Zaev, me ndihmën e vullnetarëve nga selia shtabit komunal të krizave në Strumicë, po përgatit 700 pako me produkte ushqimore. Këto pako […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: