Dr. Arben Demiri – PDSH: Spitali i Tetovës dhe Gostivarit të pa përgaditur lidhur me koronavirusin!

vull

Komunikate per shtyp ne lidhje me epidemine e koronavirusit. Me poshte gjeni linkun e videos ne YouTube dhe fjalimin e Dr. Arben Demirit;

“Duke marre parasysh situaten me epidemine e koronavirusit ne Maqedoni dhe bazuar ne deklaraten e drejtorit te Spitalit Klinik te Tetoves kemi arsye serioze qe t’i drejtohemi opinionit dhe njekohesisht drejtorit te Spitalit Klinik t’i shtrojme disa pyetje shume te rendesishme ne kete kohe te krizes:

– Ne kuader te Universitetit te Tetoves funksionon Fakulteti i Mjekesise qe procesin arsimor dhe praktik e zhvillon ne Spitalin Klinik te Tetoves me lendet adekuate si Epidemiologjise dhe te Semundjeve Infektive. Duam te dijme emrat e profesoreve dhe eksperteve te kycur ne parandalimin dhe sherimin e personave eventual te prekur me kete epidemi.

– Kush eshte ne shtabin e emergjences dhe profili i tyre profesional per ballafaqim me kete epidemi dhe ku e ka qendren ky shtab?

– Sa shtreter keni vendosur ne dispozicion te te prekurve eventual me COVID-19?

– Sa shtreter per perkujdes intensiv jane ne dispozicion per te prekurit eventual nga kjo epidemi?

Sa respiratore per fymemarrje te drejtuar ka Spitali Klinik i Tetoves qe mund te vihen ne sherbim te pacienteve ne rast nevoje. Ne baze te informatave qe disponojme Spitali i Tetoves ka vetem 1 respirator edhe ate ne repartin e kardiologjise intervete i cili eshte i nevojshem per paciente me raste kardiologjike.

– A i verteton drejtori i Spitalit Klinik te Tetoves shjifrat te cilat i dha zevendesministri i Shendetesise per Tetoven  dhe Gostivarin ne konferencen e mbremshme per shtyp ne qeveri?

– A eshte bere ndonje test eventual ne Tetove dhe rrethine per paciente te dyshuar apo ne izolim te detyruar?

– A eshte i pregatitur Spitali Klinik i Tetoves te perballoje situaten serioze apo te fluksit te rritur te pacienteve eventual?

– Sa eshte numri i Epidemiologeve dhe Infektologeve ne Spitalin e Tetoves dhe a eshte i trajnuar personeli i mesem mjekesor ne trajtimin e pacienteve ne rast te epidemise si kjo situata aktuale?

– A ka Spitali i Tetoves pajisje te nevojshme dhe mjete mbrojtese speciale per personelin mjekesor per pune ne raste te epidemise, duke lene anash ashtu si deklaroi drejtori i spitalit maskat, dorezat dhe kapelat kur dihet se keta jane masa mbrojtese rutinore te cilet i perdorin personeli mjekesor dhe kur nuk ka epidemi?

– Spitali Klinik i Tetoves a i kerkuar mjete financiare, pajisje dhe aparate mjekesore qeverise dhe Ministrise se SHendetesise per te perballuar ndonje pershkallezim eventual te situates?

– Sa mjete, pajisje dhe financa ka ndare Spitali Klinik i Tetoves per ballafaqim me kete epidemi?

Te gjitha keto pyetje jane ne interes publik duke shprehur brengosjen tone ne lidhje me pergatitjen dhe gatishmerine ne aspekt profesional dhe pajisjen e Spitalit Klinik te Tetoves ne rast te eskalimit te situates dhe fluksin e mundshem te te infektuareve ne Tetove dhe rrethine.”

https://youtu.be/RZpDDR_Nzbg

Next Post

Menduh Thaçi: Pagat e administratoreve dhe arsimtareve te mos preken!

Sot, kryetari i PDSH-se, Menduh Thaçi se bashku me Komisionin per Shendetesi mbajti konference per shtyp ku foli per gjendjen aktuale me koronavirusin dhe rekomandimet per masat ekonomike. Me poshte gjeni linkun e videos ku Menduh Thaçi apelon qe pagat e administratoreve dhe arsimtareve te mos preken. https://youtu.be/DH1Mp4fgavs

Subscribe US Now

%d bloggers like this: