Drejtori i Invest North Macedonia në vizitë disaditore në Itali

vull

Agjencia për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dje u prezentua në forumin afarist maqedono-italian i cili u mbajt në Katania.

 

Drejtori i Agjencisë, Arben Vila në fjalimin e tij hyrës në sallën e stërmbushur të Residencës universitare Arches në Katani iu drejtua zyrtarëve qeveritarë nga Siçilia, përfaqësuesve diplomatik nga Maqedonia e Veriut, figurave të shquara në fushën e arsimit dhe jetës kulturore, përfaqësuesve të ndërmarrjeve të energjetikës,  industrisë makinerike, industrisë IT si dhe përfaqësuesve të jetës publike dhe sociale të Katanias.

 

Në fjalimin e tij, drejtori shprehu gatishmërinë për bashkëpunim më të ngushtë me kompani të cilat janë të interesuar të njihen me mundësitë e investimit në vendin tonë dhe e theksoi rolin e Agjencisë sonë në proçesin e tërheqjes së IHD dhe njëkohësisht foli për proçeset reformuese të cilat i zbaton Qeveria e RMV-së në aspektin e mbështetjes të kapaciteteve të ndërmarrjeve vendore.

 

Para të pranishmëve në sallë paraqitje kishte edhe Ivan Iliev, këshilltar shtetëror në AIHPERMV-së dhe ish promotor në Milano, Itali, i cili i prezantoi mundësitë e investimit në vendin tonë, klimën e favorshme afariste dhe kushtet për fillimin dhe drejtimin e biznesit. Z. Besnik Fetai, prorektor i Universitetit të Evropës Juglindore, Maqedonia e Veriut, prezantoi modelin e Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut për Institucionet e arsimit të lartë në Parkun teknologjik. Për momentin mbi 20 ndërmarrje fillestare punojnë në kuadër të Parkut teknologjik dhe janë formuar nga ana e studentëve nga UEJL. Këto kompani punojnë për tregun e huaj, ndërsa aktiviteti i tyre kryesor është krijimi i produkteve softuerike dhe zhvillimi i softuerëve.

 

Përfaqësuesit e ndërmarrjeve të pranishme nga industria mekanike dhe IT shprehën interes për të vizituar vendin tonë dhe kërkuan që të organizohet një takim për prezantim më të detajuar të klimës afariste pas përfundimit të forumit.

 

Para fillimit të forumit, një delegacion nga vendi ynë u prit nga Kryetari i Komunës së Katanias, z. Salvo Pogliere në të cilin u diskutuan mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik në të ardhmen.Kryebashkiaku shprehu gatishmërinë e tij për të vizituar vendin tonë dhe ftoi kompanitë që të njihen nga afër me mundësitë të cilat i ofron vendi ynë. Ne presim që takimi të rezultojë me projekte të reja të suksesshme dhe përforcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme ku ka interes reciprok.

 

Vizita në Itali vazhdon edhe sot me takime në Dhomën Ekonomike të Siçilisë Juglindore, Rektorin e Universitetit të Katanias dhe me organizatën e industrialistëve të Katanias Confindustria Catania.

 

Next Post

Në UT u mbajt Seminari i Parë i Ditëve të Psikologjisë

Në Universitetin e Tetovës, në praninë e dekanëve, profesorëve dhe studentëve u mbajt Seminari i Parë i Ditëve të Psikologjisë me moton “Shëndeti mendor fillon me Ty! Ta diskutojmë bashkë!”. Seminarin e shpalli të hapur shefi i Programit studimor të Psikologjisë, Prof. Dr. Lulzim Murtezani, sipas të cilit programi studimor […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: