EKIPI VAZHDON PUNËN PA REPREZENTUESIT

vull

Pas dy ditëve të lira skuadra kuqezi u është kthyer seancave stërvitore. Pas ndryshimeve në stafin teknik sot për herë të parë ekipi punoi nën urdhërat e ushtruesit të detyrës së trajnerit, Erhan Selimi dhe ndihmësit të tij Kushtrim Voka.

 

Stërvitja u zhvillua me mungesa, pasi 5 lojtarë kuqezi janë grumbulluar me ekipet përfaqësuese për ndeshjet që pasojnë në pauzën e parë ndërkombëtare në sezonin e ri. Bejtullai dhe Radeski janë grumbulluar nga Maqedonia A, Zejnullai me Imerin nga Shqipëria U21, ndërsa shpresat e Kosovës (U21) kanë ftuar Leard Sadriun.

 

Ekipi do të vazhdojë punën e sistematizuar për të shfrytëzuar pauzën për rikuperim dhe përgatitje sa më të mirë për vazhdimin e kampionatit.

Next Post

Dimitrov: Pas 10 rekomandimeve, BE-ja të sjell vendim pozitiv

Pas dhjetë rekomandimeve të Komisionit Evropian se jemi të gatshëm të fillojmë negociata për anëtarësim, me zgjidhje të çështjes së pazgjidhur për shkak të së cilës kemi humbur tërë gjeneratën, duke arritur kompromis evropian, Bashkimi Evropian përfundimisht të sjell vendim pozitiv, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov gjatë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: