Fillon dorëzimi i fletëparaqitjeve tatimore të plotësuara vjetore

vull

Drejtoria e të Ardhurave Publike prej sot do të fillojë  t’i dorëzojë fletëparaqitjet tatimore të plotësuara vjetore tatimpaguesve për të ardhurat e realizuara në vitin 2018.

Fletëparaqitjet e plotësuara vjetore do të dorëzohen në mënyrë elektronike edhe profilet shfrytëzuese që paraprakisht i ka regjistruar tatimpaguesit, ndërsa në e-mail adresën shfrytëzuesi do të marrë notifikacion se është dërguar fletëparaqitja tatimore e plotësuar vjetore, të cilën duhet ta konfirmojë apo korrigjojë.

Ky është viti i parë në të cilin qytetarët marrin fletëparaqitje të plotësuar vjetore tatimore. Deri vitin e kaluar qytetarët për të ardhurat e realizuara në vitin paraprak i kanë dorëzuar fletëparaqitjet  tatimore vjetore deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike, ndërsa me reformën që u realizua gjatë vitit të kaluar, qytetarët në mënyrë elektronike do të marrin fletëparaqitjet tatimore vjetore.

Në sistemin elektronik të Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë regjistruar gjithsej 700 mijë tatimpagues.

Next Post

Moti sot me diell

Moti në vend do të jetë me diell dhe pak më i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë në interval prej minus një deri në pesë gradë celsius, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: