Ganiu kumton lajmin e madh – Komuna e Çairit binjakëzohet me Qytetin Staunton të SHBA-ve

vull

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes faqes së tij zyrtare ndan me qytetarët lajmin e madh për binjakëzimin e Komunës së Çairit dhe Qytetit të Stauntonit të shtetit të Virgjinias. Në Asamblenë e posaçme të organizuar posaçërisht me rastin e vizitës së kreut të Çairit u miratua rezoluta e binjakëzimit. Rëndësia e kësaj ngjarjeje konsiston në thellimin e miqësisë me popullin amerikan.

Delegacioni i kryesuar nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu zgjodhi Qytetin e Stauntonit pasi ai është vendlindja e Presidentit Wudro Wilson, një nga figurat më të lavdishme të politikës amerikane që luftoi per barazinë e popujve te vegjël te Ballkanit. Me këtë rast, Ganiu faleminderoi asambleistët e Qytetit Staunton në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit. Pjesë e këtij delegacioni gjatë kësaj vizite të punës ishin: drejtori i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante – David Hosalfook, publicisti i mirënjohur Emin Azemi dhe sekretari i Komunës së Çairit Nedim Rama.

Poashtu, ju informojmë se më 21 Nëntor nje delegacion i Qytetit Staunton do të vizitojë Komunën e Çairit, me ç’rast për nder të Presidentit Wilson do të vendoset busti i tij në shenjë mirënjohjeje e respekti ndaj figurës dhe veprës së tij.

Next Post

Mark Palnikaj: Zbulime nga dokumentet e Vatikanit, 5 shekuj është shkruar shqip

është shkruar shqip Në vitet 1600-‘700 janë përgatitur 206 shqiptarë në studimin e shqipes në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe të Fermos në Itali, i cili qëndroi i hapur deri në vitin 1746. “Arbënor i dashur, këtë gramatikën e shkrova për zotninë tënde”….. Edhe sot pas 4 shekujsh, kjo e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: