Gëzuar 111 vjetorin e Ditës së Alfabetit – Kongresit të Manastirit

vull

Në emër të Universitetit të Tetovës, të gjithë shqiptarëve ua përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e 111 vjetorit të Ditës së Alfabetit – Kongresit të Manastirit.

            Kongresi i Manastirit është monumenti më i madh kombëtar për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.

Rëndësia e Kongresit të Manastirit është e shumanshme, në radhë të parë për kulturën shqiptare, për lëvrimin shkencor e letrar të gjuhës, por mbi të gjitha për  zhvillimin e arsimit kombëtar.

Që atëherë e deri më sot, gjuha shqipe dhe alfabeti ynë kaloi një rrugë me shumë sfida, por të suksesshme, që të gjithë neve na bën krenarë.

Ne përkulemi me nderimin më të madh për të gjithë aktorët e kësaj ngjarjeje kaq të madhe historike dhe dinjitetshëm e nderojmë ditën e Alfabetit shqip në përvjetorin e tij të 111-të.

Gëzuar Festën e Alfabetit!

Me respekt,

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës

Next Post

Në Universitetin e Tetovës u prezantua projekti InnoTechClub

Në Universitetin e Tetovës, sot u bë promovimi i projektit InnoTech Club nga portali Inovativnost.mk. Projekti në fjalë financohet nga Ambasada amerikane nëpërmjet Alumni Engagement Innovation Fund dhe ka për qëllim të promovojë shkencën dhe teknologjinë si një faktor shumë i rëndësishëm i shoqërisë dhe si fushë ku në të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: