Humaniteti në vepër, familja e Zaevit hap zemrën, bën gati 700 pako me ushqime për familjet në nevojë në Dibër dhe Kumanovë

Blerand Rexhepi

Familja e kreut të LSDM-së Zoran Zaev përgatit 700 pako me ndihma për qytetarët nga kategoritë e cenueshme nga qytetet e Dibrës dhe Kumanovës.

Sot, familja e Zoran Zaev, me ndihmën e vullnetarëve nga selia shtabit komunal të krizave në Strumicë, po përgatit 700 pako me produkte ushqimore.

Këto pako në bashkëpunim me shtabin komunal të krizave do të shpërndahen në qytetet më të prekura Kumanovë dhe Dibër.

Ndihma do të dorëzohet në një kohë dhe vendndodhje të rënë dakord më parë dhe shpërndarja përfundimtare në shtëpitë do të bëhet nga shtabi komunal i krizave përmes vullnetarëve të tyre. Në Kumanovë do të shpërndahen 500 dhe në Dibër 200 pako për familjet nga kategoritë e varfëra.

Më herët, gjatë fundjavës, familja Zaev shpërndau pako të ngjajshme për bashkëqytetarëve të tyre në Strumicë.

Next Post

Universiteti i Tetovës dhe Akademia e Sporteve e Malit të Zi e organizuan online konferencën e 17-të vjetore

Universiteti i Tetovës ishte bashkorganizator i Konferencës së 17-të vjetore të Akademisë së Sporteve të Malit të Zi, me temë: “Sporti, aktiviteti fizik dhe shëndeti: perspektivat bashkëkohore”, e cila duhej të mbahej në Caftat-Dobrovnik, nga data 2. 4 – 5. 4.2020. Në pamundësi për t’u zhvilluar në kushte normale, për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: