Kryeminsitri Zaev dhe delegacioni Qeveritar për vizitë në Bruksel

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot dhe nesër (16 dhe 17 tetor), do të qëndrojë në vizitë pune në instucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel.
 
Kryeministri Zaev, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov pasdite do të realizojnë takim me Komesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore në Komisionin Evropian, Johanes Han. 
 
Menjëherë pas takimit i cili fillon në orën 16:30, në ndërtesën e Komisionit Evropian Kryeministri Zaev dhe eurokomesari Han do të japin deklarata për media. 
 
Delegacioni i Qeverisë së RMV-së, i udhëhequr nga Kryeministri Zaev më pas do të realizojë takim me Kryetarin e Parlamentit Evropian, David Maria Sasoli dhe me Kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.
 
Gjatë ditës së nesërme, Kryetari i Qeverisë së RMV-së do të realizojë takim me zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian Frans Timermans.
Next Post

Në UT u shënua Dita botërore e ushqimit

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës edhe këtë vit e shënoi 16 tetorin, Ditën botërore të ushqimit. Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Xhezair Idrizi tha se manifestimi i kësaj dite ka për qëllim sensibilizimin e opinionit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: