Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili sot realizoi takim me përfaqësuesit e UNDP- së dhe me përfaqësuesin e ambasadës zvicerane

vull

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili sot realizoi takim me përfaqësuesit e UNDP- së dhe me përfaqësuesin e ambasadës zvicerane në lidhje me projektin për rrjetin rezistent në rajonin e Pollogut. Ky projekt është mbështetur financiarisht nga ambasada zvicerane dhe në të janë të përfshira të gjitha komunat e Pollogut.
Në takim u bisedua rreth pikave të cilat rrezikojnë territorin e Komunës së Bogovinës, siç janë: vërshimet, lumi i Bogovinës, Kamjanit, Pallçishtit, lëvizjet e tokës si dhe problemet tjera që ndodhin nga dukuritë elementare.
Mbas takimit, ata i vizituan pikat më të rrezikuara në lumin e Bogovinës, në lagjen mbi Bogovinë që shpie drejt rrugës lokale për në Novosellë dhe në lagjen mbi shkollën fillore në vendbanimin Pirok.

Next Post

Kandidati për kryebashkiak të Stambollit me plis në kokë, betohet me “besa besë”

Kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Paria AK) për kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Binali Yıldırım, duke e përdorur fjalën “besa besë” në gjuhën shqipe premtoi që në Stamboll do të shërbejnë në paqe dhe me një ndjenjë të përbashkët. Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Turqi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: