Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu me raport llogaridhënës për realizimin e programit të tij “Kontrata” në dy vitet e para të mandatit

vull

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu iu drejtua sot qytetarëve të Çairit duke prezantuar punën e bërë në dy vitet e para të mandatit të tij, projektet e realizuara dhe ata që janë në realizim e sipër e të cilat janë pjesë e programit të tij zgjedhor të quajtur “Kontrata”. Gjatë fjalimit të tij, kreu i Çairit faleminderoi qytetarët për besimin e dhënë duke premtuar angazhim edhe më të madh në drejtim të realizimit të projekteve të rradhës në shërbim të jetës cilësore.

Pas video prezantimit të detajuar , ai mes tjerash u shpreh: “Kaluam dy vite me përkushtim dhe elan për të realizuar atë që kishim premtuar në Kontratë. Me kënaqësinë më të madhe duke respektuar parimin e kodit etik të funksionarëve për llogaridhënie dhe përgjegjësi dola këtu para jush. Kemi edhe shumë punë para nesh, projekte që janë pjesë e Kontratës, e të cilat jam i bindur se me përkrahjen tuaj, do ti realizojmë dhe bashkë do ta bëjmë Çairin tonë edhe më të bukur!”

Këtë proces llogaridhënës e përshëndetën kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, zëvendës kryeministrat e vendit, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe kryetarë komunash.

Next Post

Mirdita Thaçi e tortave të famshme shkëlqen me veshje kombëtare

Historia e Mirdita Thaçit që e bëri tortën madhështore për Pavarësinë e Kosovës Mirdita Thaçin tashmë e njohin të gjithë, madhe media e quan “Mbretëresha e tortave”, e kjo për shkak të profesionalizmit të jashtëzakonshëm në bërjen e ëmbëlsirave, por edhe shumë recetave të tjera ekskluzive. Që në fëmijëri jeton […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: