Lëvizja Ilirida: Zgjedhjet, nuk do zgjidhin barazinë në shtet.

vull

Takimi i sotëm te presidenti Pendarovski,nuk pati epilog. Bëhet pyetje ku e kanë motivin kryetarët e partive shqiptare,që të hynë në zgjedhje,kur e dinë rezultatin përfundimtar për numrit e deputetëve.Më këtë numër të deputetëve nuk paraqesin forcë për ndryshime kushtetutare e as kërkesa për barazi.Më këtë akt ata pranojnë të bëhen dekor apo inventar pasiv në sallën e parlamentit,ose si mjet majorizimi,me ç’rast nënçmohet pozicioni i shqiptarëve në jetën politike, po ashtu edhe si komb.
Partitë shqiptare, duhet , por edhe koha e fundit është që të kërkojnë proporcionalitet të deputetëve. Mendojmë se atëherë do kenë pas vetes , numrin mbi 90% të elektoratit.Jo si deri më tani që trupi votues shqiptar del me 25%,përqindje që nuk i jepë legjitimitet asnjërës parti që të folë në emër të shqiptarëve.
këto anomali janë arbitrare që shteti nuk funksionon normalisht,e ndjekin afera dhe plaçkitje të pasurisë kolektive,dhe ngecja në zhvillim ekonomik. Më e dobishme do ishte që zgjedhjet me këtë format të bojkotohen,që të përmirësohet kodeksi zgjedhor.

Next Post

Covid – 19 / Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës - pjesë e projektit hulumtues evropian

Covid – 19 / Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës – pjesë e projektit hulumtues evropia Pas shpalljes së “gjendjes së alarmit”, për shkak të numrit të madh të të infektuarve nga Covid-19, një ekip studiuesish AGR-141 (për ushqimin, të ushqyerit dhe shëndetin) nga Universiteti […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: