Me vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë, Osmani fillon turneun nëpër metropolet evropiane

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Mbretërinë e Suedisë, ku do të mbajë takime pune me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hans Dalgren, Ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Piter Erikson, si dhe me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlen.

Tema qendrore e takimeve do të jenë perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të vendimit për fillimin e negociatave në tetor të këtij viti, si dhe do të diskutohet edhe bashkëpunimi zhvillimor bilateral si dhe bashkëpunimi parlamentar mes dy vendeve.

Në agjendën e Zëvendëskryeministrit Osmani për periudhën që pason janë paraparë edhe vizita në metropolet e vendeve anëtare të BE-së, duke filluar nga Brukseli, në fillim të javës së ardhshme, pas së cilës do vijojnë vizitat në Berlin, Vashave etj.

Next Post

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbajti fjalim në hapjen e Edicionit të Katërt të Festivalit të Xhazit në Tetovë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë (11 shtator) në Qendrën e Kulturës në Tetovë mori pjesë në hapjen e Edicionit të Katërt të Festivalit të Xhazit në Tetovë. Në fjalimin e tij të shkurtër përshëndetës para të pranishmëve, ministri i Kulturës, Ismaili, theksoi se Festivali i Xhazit në Tetovë me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: