Menduh Thaçi i vetmi që nuk paraqet ankesë për dënimin me burg

vull

Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov i cili është dënuar me tre vjet burg për parregullsitë zgjedhore në rastin “Titanik 2” u ankua në Gjykatën e Apelit për masën e paraburgimit. Paraburgimi iu shqiptua të njëjtën ditë kur u dha edhe vendimi gjyqësor. Përskaj avokatëve mbrojtës edhe ai personalisht para Gjykatës së Apelit sqaroi se frika nga arratia për çka edhe është paraburgosur, sipas tij është e pabazë.Do doja ta bëj rifreskim të memories së në rrethana të njëjta propozuan masën e paraburgimit dhe kjo gjykatë nuk e pranoi dhe më caktoi masa të tjera të cilat unë i kam respektuar. Pasuria ime jashtë vendit, qëndrimi në Çeki, kontaktet e mia të pretenduara, procedurat e tjera kundër meje i kisha edhe atëherë edhe tani. Atëherë para kësaj gjykate dhashë fjalën se as që do mendoj për arratisje. Edhe sot qëndroj në atë fjalë – tha Sasho Mijallkov, ish drejtor i DSK-së.Mbrojtja e Mijalkovit e quajti Prokurorinë Speciale Publike si paditës të paautorizuar për shkak se akuzën e ka ngritur pas skadimit të mandatit për të ngritur akuza më 30 qershor 2017. Mbrojtja konsideron se kjo është bazë që Gjykata Supreme ta anulojë aktgjykimin për rastin “Titanik 2”.Prokurorja Fatime Fetai kërkoi që Apeli t’i refuzojë ankesat për paraburgim. Si rrezik që Mijalkov mund të arratiset, i përmendi kontaktet e tij me shërbimet e inteligjencës, ndikimin që e ka dhe faktin se posedon prona të vlefshme.Me kërkesën për t’u shqiptuar masa më të buta, ata pranojnë se ekziston rrezik. Afati ligjor për paraqitjen e aktakuzës për këtë rast është respektuar. Mashtrime juridike janë fjalët paditës i paautorizuar dhe kompetencë -u shpreh Fatima Fetai, prokurore speciale.Në aktgjykimin e shkallës së parë për çështjen e parregullsive gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013 , Mijalkov u dënua me 3 vjet burg, kreu i PDSH Menduh Thaçi me 3 vjet e 2 muaj dhe ish anëtari i KSHZ-së Bedredin Ibrahimi me 4 vjet e 6 muaj burg. Tre të akuzuarit e tjerë ish- anëtarë të KSHZ-së Vllatko Sajkovski, Sasho Sërcev dhe Aneta Stefanovska u dënuan me nga 3 vjet. Pas shqiptimit të aktgjykimit, vetëm Mijalkov dhe Ibrahimi shkuan në paraburgim.Alsat

Next Post

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit dhe Raportin vjetor financiar për vitin 2018

Në hapje të mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar është prezantuar informata lidhur me Sundimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës. Kryeministri ka informuar kabinetin qeveritar për takimin e nivelit të lartë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin e Qeverisë që ta mbajë në nivel të lartë angazhimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: