Ministri Hisen Xhemaili është takuar në Tearcë me kryetarin e kësaj komune Isen Asani, ku si temë diskutimi ka qenë vështirësit e biznesit lokalit

vull

Hisen Xhemaili : Ministër për Përmisimin e Klimës Investuese për Ndërmarrjet Vendore

Sot kam qëndruar për vizitë në Komunën e Tearcës, kemi diskutuar me kryetarin e Komunës z. Isen Asani për vështirësitë dhe mundësit që kan bizneset lokale dhe ndihmesën që ju ofron shteti nëpërmjet masave nga Ligji për përkrahjen financiare të investimeve i miratuar në vitin 2018.
Me kryetarin Asani biseduam edhe për infrastrukturën e nevojëshme që është më se e domosdoshme për krijimin e kushteve pë biznesin.
Ndërtimi i rrugës lidhëse me autostradën Tetovë-Shkup është një zgjidhje që do i jepte ritme zhvillimi bizneseve në komunën e Tearcës dhe më gjërë.


Më pas kam zhvilluar vizita në katër biznese vendore me veprimëtari të ndryshëme, në kompaninë për prodhimin e kafes Nelina në Tearcë, në kompaninë për prodhimin e dyerëve dhe dritareve Unidors, në kompaninë Has Plast nga Xhepçishti për prodhimin e Granulateve si dhe në kompaninë IrFa Roleder për prodhimin e dyerëve hyrse në Poroj.
Kemi njoftuar kompanitë për masat stimuluese që ofron shteti, kompanitë që mund të kenë të drejtën e konkurimit dhe procedurat që duhet të ndjekin për të qenë përfitues i ndihmës shetërore!


Ndamë mendimin që duhet të bëhen përpjekje edhe më të mëdha për lehtësimin e kushteve që kompanitë tona të jen sa ma konkuruese në treg

Next Post

Ministri Ismaili mori pjesë në hapjen e sezonit të ri të koncerteve të Filarmonisë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë mori pjesë në koncertin e titulluar “Kështu fliste Zaratustra”, me të cilin zyrtarisht u hap sezoni i ri i koncerteve të Filharmonisë me titull “Dashuria ime e pavdekshme”.   Gjatë koncertit, dashamirët e muzikës klasike patën mundësinë ta ndiqnin shfaqjen e dy veprave madhështore: […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: