Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ministri i arsimit, Arbër Ademi: Mbyllet me sukses historia e arsimtarit Skender Abazi

2 min read
Loading...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi priti sot në zyrën e tij Skënder Abazin, arsimtarin e Shkollës Fillore Periferike “Mihajl Grameno” në fshatin Tanushë të Komunës së Çuçer Sandevës, të cilit në fund të vitit 2018 iu transformua vendi i punës, nga mësimdhënës me afat të caktuar kohor në mësimdhënës i punësuar me afat të pacaktuar kohor.
Arsimtari Abazi iu falënderua ministrit për zgjidhjen e problemit të tij shumë vjeçar sa i takon marrëdhënies së punës në shkollën ku prej 15 vite punonte përmes kontratave me afat të caktuar kohor. “Falë angazhimit të ministrit, Arbër Ademit arrita ta zgjidh problemin shumë vjeçar dhe të arrij deri te Vendimi i punës”, tha arsimtari Abazi duke shtuar se pa angazhimin e ministrit nuk do të ishte e mundur një gjë e tillë. Për historinë e arsimtar Skënder Abazi, sikurse shpjegoi ministri ka dëgjuar në vitin 2018, kur edhe realizoi një takim me të. “Sigurisht se ajo histori neve si institucion përkatës dhe kompetent në përkujdesjen ndaj mësimdhënësve na ka bërë të reagojmë shpejt në drejtim të zgjidhjes përfundimtare

të çështjes së statusit të tij të punës”, u shpreh ministri Arbër Ademi.
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për çështje dhe sfida të cilat kanë të bwjmw me zhvillimin e mësimit në shkollat periferike të zonave rurale.