Ministri Xhemaili viziton fshatrat Veshallë dhe Bozofcë

Blerand Rexhepi

Tetovë, 14 shtator – Ministri për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarjet vendore, Hisen Xhemaili sot ka qëndruar për vizitë në fshatrat Veshallë dhe Bozofcë të malësisë së Tetovës.

Ministri Xhemaili gjatë vizitës në këto fshatra është takuar me banorët e tyre me të cilët ka diskutuar tematika të ndryshme si dhe problemet me të cilat përballen ato në këto dy fshatra.

Në takimin e realizuar me banorët Xhemaili ka premtuar përkrahje maksimale në sferat në të cilat kanë kërkuar ndihmë banorët që të ardhmen të mos mungojë edhe përkrahja qeveritare.

Këto janë takimet e para të tij që nga emërimi ministër në kabinetin qeveritarë.

Next Post

I kërkuan dorëheqjen, zëvendës ministri Musa publikon imazhet e spitalit të Dializës

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, zëvendës ministri i shëndetësisë Asim Musa ka publikuar disa imazhe se si duket Spitali i dializës në Strugë. I gjithë ky postim ka të bëj me reagimin e tij ndaj kërkesës së Aleancës për shqiptarët se zëvendës ministri Musa duhet të dorëhiqet për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: