Ndërmarrjet vendore të tekstilit u prezantuan në Munich Fabric Start, në Gjermani

vull

Invest North Macedonia për herë të dytë organizon Stendën nacionale për prezantimin e potencialeve investuese të industrisë vendore të tekstilit në panairin Munich Fabric Start i cili po mbahet nga data 03-05 shtator në Munih, Gjermani. 

 

Munich Fabric Start është një nga panairet tregtare udhëheqëse ndërkombëtare për tekstil dhe aksesorë. Më shumë se 1.000 furnizues ndërkombëtarë nga 40 vende, përfshirë dhe shumë prodhues të njohur të pëlhurave dhe aksesorëve do të prezantojnë rreth 1.800 koleksione të reja në Mynih. Panairi është i vizituar nga më shumë se 20.300 njerëz nga e gjithë Evropa. Në panairin e këtij viti marrin pjesë nëntë ndërmarrje vendore të tekstilit të cilat prodhojnë veshje për meshkuj dhe femra, ndërresa të brendshme dhe veshje të rënda, si dhe veshje mode dhe veshje afariste: Astibo Fashion Group, Albatros, Danitex, EAM, Eurosolid, Kuli, Metas, Okiteks dhe IST Komerc Sanda.

“Prania jonë në këtë panair vetëm se e konfirmon mbështetjen që ne ua japim ndërmarrjeve vendore të orientuara në fushën e eksportit me theks të veçantë në industrinë e tekstilit. Kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyer për të lidhur ndërmarrjet tona vendore me ndërmarrjet nga vendet e Evropës Perëndimore, me qëllim që të rrisim eksportin e prodhimeve vendore të tekstilit, si dhe të gjejmë partnerë – furnizues të ndërmarrjeve vendore të tekstilit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar dhe për të gjetur mënyrat për mbështetjen e rritjes të eksportit të ndërmarrjeve vendore nga sektorë të ndryshëm të, synuar.” – u shpreh Arben Vila, drejtori i Invest North Macedonia. Pjesëmarrja e ndërmarrjeve të tekstilit në panair është e mbështetur nga Programi Zviceran për Mbështetjen e Eksportit (SIPPO) dhe Shoqatës Tregtare të Tekstilit – Klasteri i tekstilit.

 

Next Post

IRI në bashkëpunim me QAHP “Abdilaqim Ademi” organizuan punëtori për planifikim strategjik!

3 dhe 4 shtator 2019, në hapësirat e QAHP “Abdilaqim Ademi” në Shkup u mbajt puntori nga ana e IRI-t, me qëllim të pregaditjes së dokumentit për plafikim strategjik për qendrën analitike.   Ligjerues ishte z.Sasho Klekovski, i cili nëpërmejtet teknikave të ndryshme punuese, nxiste pjesmarësit që të participonin në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: