Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Njoftim nga Fondi Pensional i RM: Ja e vërteta mjeteve për shtyllën e dytë pensionale!

4 min read
Loading...

Fondi Pensional i Republikës së Maqedonisë gjatë ditës së sotme i ka hedhur poshtë të gjitha pohimet se ka keqpërdorime të mjeteve të ndara për shtyllën e dytë pensionale. Nga ky institucion pohuan nuk ka keqpërdorime të mjeteve dhe se deri në një situate të till ka ardhur për shkak të mos shpërndarjes në kohë të të siguruarve dhe se kjo është si pasoj e ndryshimeve të shpeshta të ligjeve dhe se të gjitha mjetet janë shfrytëzuar për nevojat e Fondit pensional.

Sipas analizave të Fondit numri më i madh i të siguruarve të pashpërndarë janë personat e siguruar të cilët në sigurim janë pranuar në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2007 dhe jo prej vitit 2009 dhe 2010.

“Shpërndarja jo në kohë e të siguruarve gjithashtu është për shkak të ndryshimeve të shpeshta dhe të shpejta të ligjit të cilët shkaktuan destabilizimin e procedurave në anëtarësimin dhe shpërndarjen, siç ishte rasti me ndryshimet ligjore me të cilat kontratat në vepër u vendosën si bazë për pranimin në sigurim, si dhe ndryshimet e ligjit me të cilat është paraparë përjashtim nga pagesa e kontributeve për një periudhë të caktuar dhe sigurues të caktuar (të siguruar të subvencionuar). Nga gjithsej numri rreth 12.000 të siguruar të pashpërndarë, për më shumë se 4.000 të siguruar, nuk ka aspak pagesë të kontributit nga ana e punëdhënësve. Për këta është evidentuar vetëm pranimi në sigurim dhe për këta nuk ka pasoja në raport të llogarisë në shtyllën e dytë sepse nuk ka pasur pagesë të kontributit. Duhet nënvizuar se, të gjithë të siguruarit e pashpërndarë në shtyllën e dytë, janë të evidentuar si të siguruar, anëtarë vetëm në shtyllën e parë dhe pagesat e tyre të kontributit janë të shfrytëzuara për nevojat e Fondit, siç shfrytëzohet kontributi tek të siguruarit e tjerë të cilët sipas rregullativës ligjore janë anëtarë vetëm në shtyllëm e parë. Gjithashtu, Fondi nuk disponon me mjet të posaçëm për saktësimin e të dhënave dhe në shumicën e rasteve saktësimi i të dhënave kryhet pas dorëzimit të kërkesës për pension. Në atë moment, të siguruarit fillojnë të përfshihen në mënyrë aktive në azhurnimin e të dhënave të tyre. Fondi shumë herë gjatë punës së tij, tregon nevojën për të krijuar një regjistër të vetëm të të siguruarve ku të dhënat do të jenë të vetme dhe të sakta dhe do të shfrytëzohen nga të gjitha institucionet e përfshiera në pagesën e integruar të kontributit. Në këtë mënyrë të gjitha rreziqet për regjistrim dhe shpërndarje do të tejkalohen”, theksuan nga Fondi Pensional i RM-së.

Nga ky institucion sqarojnë se me kalim në pagesën e integruar të kontributit Fondi ka humbur kompetencat për kontrollin dhe pagesën e kontributit, me të cilën e humbi mundësinë e detyrueshme të pagesës dhe njëkohësisht edhe korrigjimin e të dhënave për të siguruarit. Për këto arsye ekzistojnë të siguruar për të cilët nuk ka pagesë të kontributit.

“Shpresojmë se për një kohë të shkurtër do të krijohen kushte për formimin e evidencës së vetme të sigurimit e cila do të shfrytëzohet nga të gjitha institucionet gjatë realizimit të të drejtës. Kjo do të shmangë të gjitha mospërputhjet të cilat supozojmë se janë të përfshira në institucionet tjera gjatë këtij procesi. Në drejtim të sigurimit të të drejtave reale të të siguruarve dhe tejkalimin e problemeve të konstatuara, në Fond gjatë viteve të kaluara, janë bërë analiza të evidentimit, analiza të procedurave afariste, vetëm me qëllim që të bëhet përmirësimi i sistemit ekzistues pensional në interes të të siguruarve. Gjithashtu, sipas këtyre analizave, u miratuan edhe vendime të reja ligjore dhe në të njejtën kohë Fondi filloi me përmirësimin e proceseve afariste dhe forcimin në të gjitha kriteret e kontrollit në udhëheqjen e evidencës dhe shpërndarjen e anëtarësisë. Në këtë drejtim në vazhdim është edhe avancimi i vendosjes organizative e Fondit me formimin e një seksioni të veçantë i cili do të kujdeset ekskluzivisht vetëm për shtyllën e dytë. Në këtë mënyrë pritet tejkalimi i problemeve të cilat deri më tani janë paraqitur në vendosjen dhe udhëheqjen e evidencës”, sqarojnë nga FPIM.

Ndryshe, ministrja e Punës dhe Politikës Soaciale ka deklaruar se qeverisja e mëprashme kanë keqpërdorur sistemin pensional dhe se nuk ajën paguar mjetet dedikuar për shtyllën e dytë pensionale për 12 mijë persona.

Leave a Reply