Prof. Dr. Vullnet Ameti: Flamuri Kuq e Zi na ka bashkuar kurdoherë

vull

Në mes dhimbjes së madhe që na ka prekur të gjithëve si pasojë e tërmetit katastrofal që e tronditi Shqipërinë, mbarë popullin shqiptar dhe jo vetëm, le të gjejmë forcën e duhur shpirtërore që ta urojmë njëri – tjetrin në këtë ditë kombëtare me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Historia na ka rrëfyer se kombi ynë kurdoherë ka qenë i bashkuar nën Flamurin Kuq e Zi, siç jemi bërë bashkë në këtë nëntor për t’i tejkaluar pasojat e rënda të tërmetit që e goditi Shqipërinë. Sot nuk ka vend për festë, por sot është dita që nuk duhet ta harrojmë sakrificën e atdhetarëve të kombit që e shpallën Pavarësinë e Shqipërisë dhe e ngritën flamurin Kuq e Zi në Vlorën tonë heroike. Është në detyrën tonë që ta përkujtojmë luftën e tyre heroike dhe të pandërprerë për çlirim kombëtar, luftë që mbushi gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, populli shqiptar shprehu vullnetin e tij të patundur për të qenë me çdo kusht i lirë në trojet e tij etnike. Shpallja e pavarësisë nuk ishte akt i një grupi të veçantë patriotësh, ishte vendim i një kuvendi kombëtar të mbledhur në Vlorë, ku merrnin pjesë personalitete nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.

Dita e Flamurit dhe në përgjithësi Dita e Pavarësisë është kthyer në shenjë të mëvetësisë sonë kombëtare, ajo është bërë pjesë e krenarisë së shqiptarëve kudo që janë. Me apelin tim për solidaritet me vëllezërit tanë në Shqipëri,  me dëshirën që kombi  të mos sprovohet më me fatkeqësi , Ju uroj të gjithëve, gëzuar 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë!

Me respekt,

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës

Next Post

'Madame' po shkëlqen gjithandej, El Shqipo ylli i ri në skenën shqiptare

Mark Berisha apo i njohur me emrin e artit El Shqipo ka lindur dhe është rritur e madje jeton në Shtutgart të Gjermanisë. Fillimet e tij të para në jetën artistike kanë qenë para 7 viteve përmes një ideje më interesante ku ai ka realizuar një vallëzim në një pinishte […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: