PROMOVOHEN DY LIBRA TË ISH MINISTRIT TË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, KOLONEL AHMET KRASNIQI

vull

Me 25 maj promovohen dy libra të ish Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonel AHMET KRASNIQI: 1. Shtatëmbëdhjetë Shtatori (Ditar nga burgu) dhe
2. Shqiptarët në luftën kroate (Analiza ushtarake).

Bashkëpunëtorët e kolonel Ahmet Krasniqi ish Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të RK-s, ftojnë të gjithë ata të cilët kanë bashkëpunuar me të, ata të cilët e kanë njohur për së afërmi, por, edhe ata të cilët nuk e kanë njohur fare, dhe sidomos adhuruesit e librit, të marrin pjesë në këtë promovim.

Prezent do jenë, bashkëpunëtorët e tij, si dhe shkrimtari, publicisti dhe atdhetari Skender Zogaj, i cili e ka njohur për së afërmi, por edhe ka përgatitur dhe redaktuar për botim shkrimet dhe memoaret e kolonel Ahmet Krasniqit.

Adresa:

Weibereiweg 8

4802 Strengelbach

(Klubi Shqiptar Dardania- Zofingen)

Data/Koha:

25.05.2019, n’ora 18.30

Bashkëpunëtorët e ish Ministrit të Mbrojtjes, Zvicër, Gjermani, Suedi, Kosovë.

Next Post

Pendarovski-Kasami: Subjektet politike të drejtohen në drejtim të realizimit të qëllimeve strategjike

Të gjitha subjektet politike, edhe të pushtetit, edhe të opozitës, ta drejtojnë veprimin e vet në interes së realizimit të qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut – anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si parakusht i rëndësishëm për shtet stabil, prosperues dhe të zhvilluar. Kjo është theksuar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: