Qystendilli i Bullgarisë ka 10 mijë maqedonas me shtetësi bullgare, shifra rekorde

vull

Mbi 10 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut që kanë shtetësi bullgare kanë adresë banimi në qytetin kufitar Qystendill. Ata kanë marrë këtë adresë për të përfituar pasaportën bullgare, por atë e shfrytëzojnë vetëm për qëllimin e përfitimit të këtij dokumenti.

 

Mirëpo, së fundi ata janë përjashtuar nga e drejta për të votuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen muajin e ardhshëm. Shkak për këtë është se nuk kanë vendqëndrim të rregullt prej 6 muajve në këtë komunë dhe kjo i pamundëson të drejtën e votimit.

 

Qystendilli është një qytet i boshatisur por me një shifër rekorde prej 75 mijë banorë. Por shumica e tyre nuk jetojnë aty, ndërsa një pjesë e madhe janë nga ata që kanë shtetësi të dyfishtë, ku hyjnë maqedonasit, serbët, rusët dhe komunitete të vendeve tjera.

Next Post

Rebalanci i Buxhetit në seancë qeveritare

Rebalanci i Buxhetit për vitin 2019 i përpiluar nga ana e Ministrisë së Financave ku në fazë të fundit është përfshirë edhe ministrja e re Nina Angellovska sot duhet të rishikohet në seancë qeveritare.   Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se përgatitja e rebalancit është në fazë finale dhe se […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: