Rajoni i Pollogut fiton top prioritet në agjencionin për përkrahje finaciare(Foto)

vull

Rajoni i Pollogut në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një ndër rajonet që ka përfaqësim më të gjërë në sektorin e bujqësisë,dhe shtrirje të gjërë të tokës bujqësore pjellore, ku një pjesë e madhe e vendeve, e sidomos fshatrave rreth mirren kryesisht me aktivitete bujqësore dhe ekzistenca e vetme e bujqve të këtij rajoni është kryesisht ajo.
Vite me radhë ka egzistuar nevojë për zhvillim më të mirë të bujqësisë, rringjallje të zonave rurale duke bërë përmisim kryesisht në infrastrukturën komunale dhe rrugore në rajon, rekonstruktim të rrugëve si dhe rindërtim të fshatrave, që do tu sigurohet cilësi dhe kushte më të mira, që do të nxit edhe më shum bujqit që të sjellin produktivitet të kulturave bujqësore si dhe integrimin e aspekteve të reja në treg që do të zhvillojë agro sektorin në vend.
Ky rajon nga ana e Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ka fituar mundësi për zhvillim të 13 projekteve, me buxhet prej 194.922.194,00 denarë ,ku:
Në masën 321 për përmisim të kualitetit të jetës në zonat rurale, 5 projekte me vlerë të përgjithshme investimi prej 84.797.283,00 denarë, dhe atë:
• Komuna e Zhelinës me projektin për rekonstruktim të rrugës së Strimnicës për lidhje me qytetin e Tetovës, me një vlerë investimi prej 13.698.543,00 denarë
• Komuna e Bogovinës me projektin për ndërtimin e rrugës prej fshatit Bogovinjë deri në Sedllarcë të epërme, me një vlerë investimi prej 11.228.040,00 denarë
• Komuna e Vrapçishtës me projektin për ndërtim të rrugës prej fshatit Gradec deri në rrugën regjionale, me një vlerë investimi prej 20.000.000,00 denarë
• Qendra për zhvillim të rajonit të Pollogut me projektin për ndërtim të rrugës prej fshatit Carevë deri në fshatin Simnicë me një vlerë të përgjithshme investimi prej 20.000.000,00 denarë
• Komuna e Tetovës me projektin për ndërtim të rrugës prej Tetovë deri në fshatin Brodec me vlerë investimi prej 19.960.700,02 denarë

Në masën 322 për rindërtim dhe zhvillim të fshatrave, 2 projekte me një vlerë të përgjithshme prej 39.222.112,00 denarë :
• Komuna e Bogovinjës me projektin për përpunim të planeve urbanistike për fshatrat: Pirok, Siniqan, Sedllarcë e Epërme dhe Palçishtë e Epërme, me një vlerë të përgjithshme investimi prej 19.984.812,00 denarë
• Qendra për zhvillim të rajonit të Pollogut me projektin për ndërtim të planeve urbanistike për fshatrat Pallçishtë e Poshtme, Bogovinjë dhe zonës industriale në komunën e Vrapçishtës, me një vlerë të përgjithshme investimi prej 19.237.300,00 denarë

Në masën 323 për ruajtje dhe promovim të vlerave tradicionale në zonat rurale,6 projekte me një vlerë të përgjithshme investimi prej 70.902.799,00 denarë:

• Komuna e Zhelinës me projektin për rekonstruktim të rrugës lokale prej fshatit Çiflik deri në fshatin Llarcë, me një vlerë të pëgjithshme investimi prej 14.264.157,00 denarë
• Komuna e Bogovinjës me projektin për rekonstruktim të rrugës në fshatin Kamjan, me një vlerë investimi prej 7.482.254,33 denarë
• Komuna e Vrapçishtës me projektin për ndërtim të rrugës lokale prej Negotine deri në Senokos me një vlerë investimi prej 11.350.732,50 denarë
• Komuna e Tearcës me projektin për ndërtim të rrugës lokale prej fshatit Dobrosht deri në fshatin Nerasht, me një vlerë të pëgjithshme prej 19.410.741,00 denarë
• Komuna e Gostivarit për rekonstruktim të Shtëpisë së Kulturës “Bozhidar Mickoski” në fshatin Lumi i Hekurt, me një vlerë investimi prej 3.394.915,00 denarë
• Komuna e Tetovës për ndërtim të hapsirës së udhëtimit me lokalitet në Banjën e Tetovës me një vlerë investimi prej 15.000.000,00 denarë
Me këto projekte shifet qartë se në komunat e rajonit të Pollogut është shtuar dukshëm intersimi për të aplikuar në përfitimin e projekteve që finansohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë Veriore, projekte që u përfituan dhe u u bë realitet avansimi i veprimarisë bujqësore.
Vazhdojmë të zhvillojmë zonat rurale në projektet e radhës.

Gjitha këto projekte do finansohen nga Agjencia për përkrahje finansiare dhe zhvillim rural.

Vërejte:Shumat mund të pësojnë ndryshime të vogla gjate projektimeve të së njejtave.

Next Post

Universitetet publike shqiptare e organizuan aktivitetin e përvitshëm artistik “Ura me tri harqe”

Komunikimi përmes gjuhës së artit dhe forcës së tij, edhe këtë vit i bëri bashkë studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tetovës, në edicionin e njëmbëdhjetë të aktivitetit të përvitshëm artistik. Pika e takimit këtë vit ishte Tirana, ku […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: