Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Rektori i UT-së, Vullnet Ameti telegram ngushëllimi: Qoftë i përjetshëm kujtimi për z. Arian Daci!

1 min read
Loading...

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Në këto momente të vështira për Ju, ndajmë dhimbjen tonë për ndarjen nga jeta të birit Tuaj të çmuar, z. Arian Daci. Ne në Universitetin e Tetovës, ruajmë respektin, mirënjohjen e përhershme për kontributin e familjes Tuaj të respektuar, për avancimin e proceseve arsimore-shkencore dhe mbarëkombëtare.

Z. Arian Daci, një intelektual i dëshmuar, i urtë dhe devotshëm, u largua nga jeta duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme në detyrën e Zëvendësministrit të Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ndaj në emër të Universitetit të Tetovës, Ju shprehim ngushëllimet më të thella, Qeverisë së Republikës së Kosovës, Akademisë së Shkencave dhe Arteve, miqve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe familjes së njohur Daci.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për z. Arian Daci!

Rektori

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Leave a Reply