Shqiponja e Bilall Kasamit, ja thej qafën Mickovskit

vull

Dje, kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ratifikoi protokollin për antarsimin e vendit në NATO. Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin edhe figura të ndryshme nga jeta politike dhe ambasadorë të huaj.

I ftuar nga presidenti, Stevo Pendarovski ka qenë kreu i Besës Bilall Kasami, i cili ka ndjekur nga afër votimin e protokollit. Kasami ka qenë i ulur afër kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski, ku edhe më pas kanë shpërthyer rrjetët sociale se Besa është e afërt me VMRO-në. Por, siç mund të shihet edhe në fotografi, Mickoski ka kthyer kokën në anën tjetër kur e ka parë se në “sakon” e Kasamit është i vendosur flamuri kuq e zi.

Edhe pse në shumë media është përfolur për një përafrim të mundshëm mes dy partive opozitare, por një gjë e tillë doli që nuk është e vertetë, sepse VMRO-ja ende nuk duket e reformuar dhe nuk e ka tejkaluar çështjen e nacionalizmit. Ndryshe, Kasami ka qenë kryetar i parë i një partie shqiptare në vend i cili është takuar me kreun e VMRO-së në sy të opinionin publik.

Next Post

Elezi: Prezantohet strategjia e reformës së sistemit tatimor!

Drejtësi më e madhe në sistemin e taksave, efikasitet më i madh i mbledhjes së të ardhurave, transparencë më e lartë e taksave, cilësi e përmirësuar e shërbimit dhe prezantimit të taksave të gjelbërta janë prioritetet e paraqitura në Strategjinë e Reformës së Sistemit Tatimor 2020-2023 të paraqitur për diskutim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: