Studentët e UT-së e vizituan selinë e BE-së në Shkup

vull

Parlamenti Studentor i UT-së, më 12 nëntor 2019, mori pjesë në takimin joformal në selinë e BE-së në Shkup – “Europe House”, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, z. Samuel Zhbogar.

Në këtë takim studentor u prezantuan mundësitë me të cilat disponon “Europe House” tashmë e ridizajnuar, si qendër bashkëkohore dhe tërheqëse për të rinjtë.

Në praninë e ambasadorit Zhbogar, përfaqësuesit e PS-UT-së i shpalosën projektet e organizuara deri më tani, sikundër diskutuan për mundësitë e realizimit edhe të projekteve të tjera në bashkëpunim me European House. Ata, po ashtu biseduan për mundësinë e hapjes së Europian House edhe në qytetin e Tetovës.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë e përshëndeti iniciativën e studentëve tanë, duke i siguruar se edhe në të ardhmen do t’i përkrahë nismat me interes studentor.

Next Post

Dr. Artan Koni, androlog-urolog, FEBU, FEAPU, flet për gurët në veshka në moshën pediatrike

Gurët në veshka (kalkuloza renale) janë të shpeshtë si në moshën e rritur, ashtu edhe atë pediatrike. Në ndryshim nga të rriturit, gurët tek fëmijët kanë me shumë mundësi për të lënë pasoja në lidhje me funksionimin e veshkës. Për rrjedhojë, në rast se keni dyshime për një patologji të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: